Drejtori i Teatrit Kombetar Hervin Culi, në mënyrë të turpshme ka sulmuar aktorin e njohur Mirush Kabashin, për të cilin thotë se ka gënjyer.
Ai ka hedhur akuza ndaj aktori duke thënë se ka marrë lekë kot.
“Ju siguroj se s’bëhet fjalë për personin në fjalë, s’e kam goditur për cilësitë e tij artistike,
është absurde kjo që po thoni, kam folur për një aktor që si gjithë 28 të tjerët, paguhej të dilte në skenë, të tjerët dilnin, zotëria refuzonte të dilte në skenë, nëse shteti donte ti jepte një pension të vecantë….
Refuzonte se më tej shkonte dhe shume mirë, është jeta e tij, luante shfaqje private në teatro të tjerë, Kosovë e Maqedoni pra s’i inreresonte të luante me teatrin shqiptar dhe pagen e quante një benefit të detyrueshëm që shteti ia jepte.
Për mua s’mund të funksiononte kështu, s’e kam goditur nga ana artistike. Si mund të shmangen fyerjet kur zotëria gënjen në mënyrë ordinere. Pse domosdoshmnërisht një aktor i madh apo i vogël nëse bën një vjedhje duuhet justifikuar vjedhjen?”.
Madje Culi tha se jo ne kete rast, por me pare ka pasur kercenime familjare.
“Me pare kam pasur edhe kercenime familjare, vajza ime eshte 8 vjece dhe nusja ime nje aktore qe e ndien dite per dite kete ndikim te bandace te FB. Nuk e them per tu viktimizuar se jam aq krenar sa nuk jam viktime”.