Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë, mund të hiqet sërish valuta nga tregu

Diel, 17 June 2018 14:12

Në ditën e dytë të samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale u diskutua mbi politikat monetare dhe stabilitetin e sistemit bankar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Guvernatorët e bankave qendrore shpalosën sfidat kryesore për të ndaluar risqet e mundshme në të ardhmen.

Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë, gjatë fjalës së tij tregoi se ekspozimi ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit është i lartë. Kryesisht ekonomia shqiptare është e ekspozuar ndaj nivelit të lartë të euroizimit për shkak të të hyrave nga tregtia, remitancat. Sikurse sektori real, edhe sektori financiar është i ekspozuar.

Edhe pse Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit, megjithatë për shkak të mbiçmimit në muajt e parë të 2018-s me më shumë se 7% u detyruan që të bejnë një nderhyrje të jashtëzakonshme në treg, duke tërhequr valutë nga tregu- shpjegoi guvernatori Sejko gjatë fjalës së tij. Guvernatori theksoi se kjo ndërhyrje, e cila bëhet për herë të parë, ka për qëllim të vetëm ruajtjen e inflacionit në objektiv.

Megjithatë kjo ndërhyje për Bankën e Shqipërisë po bëhet në një moment ku efektet sezonale po punojnë në të kundërt. Për shkak se priten të hyra prej turistëve, guvernatori Sejko tha se, nese do te gjendet e nevojshme, do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg.

Gjatë tre viteve të mëparshmë ky zhvlerësim erdhi si pasojë e fondamenteve, por në 2018-n mbiçmimi i lekut shkoi përtej këtyre treguesve. Guvernatori tha se kursi i këmbimit u ndikua prej pritshmërive të aktorëve të tregut për rënie të mëtejshme.

Pas deklratës së Bankës së Shqipërisë për ndërhyrje në treg, monedha e përbashkët u forcua ndjeshëm, si pasojë e ndikimit psikologjik, dhe më pas hyri sërish në trend rënës. Të ejnten, një ditë para festës së Bajramit, euro u stabilizua në tregun vendas./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...