100 lekë për rrugën, kuksianët: Se pranojmë, taksohemi trefish

Diel, 17 June 2018 14:28

Arritja e marëveshjes mes qeverisë dhe kompanisë koncensionare që do të mirëmbajë rrugën e Kombit, për tarifimin me 100 lekë për kalim për banorët e qarkut të Kukësit, nuk pranohet nga vetë kuksianët.

Ekonomix.al ka kontaktuar me banorët e zonës, të cilët thonë, se deri sot nuk ka shkuar njeri për të dialoguar me ta, sakohë që u ngritën në protesta dhe kundërshtuan tarifën, jo thjesht vlerën e saj.
Sokol Kolgjini, një nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në zonë, bën të ditur, se tarifa prej 100 lekësh është e padrejtë dhe se do të kundërshtohet sërish, pasi shqiptarët taksohen 3-fish për mirmbajtjen e rrugëve.
“U njohëm nga media për arritjen e një marëveshje. Si mund të arrihet një marrveshje kur nuk ulesh me palën kundërshtuese? Do ishte shumë më e thjeshtë ti pyesësh njerëzit pse protestojnë dhe çfarë opsionesh japin? Por Qeveria, edhe kësaj here po gabon.
Të ndalem tek tarifa. 100 lekë mesa morëm vesh, por qeveria nuk po konsideron  se ne nuk protestuam për vlerën, por në tërësi për tarifën. Pse do thoni ju? Sepse ajo është e padrejtë, sakohë që ne i paguajmë shtetit shqiptar taksën e qarkullimit dhe atë të regjistrimit. Bashkë me tarifën, ne taksohemi 3-fish për të njëjtën rrugë” thotë Kolgjini.
I pyetur se çfarë opsioni kanë ata, nëse qeveria ulet në tryezën e bisedimeve, Kolgjini shprehet, se qeveria duhet patjetër të ndjekë shembujt e vendeve europiane, pra që parashikojnë ose taksë qarkullimi apo regjistrimi, ose tarifim për përdorimin e rrugës.
“Ne i kemi gati propozimet tona, të bazuara në praktika europiane. Nuk aplikohet në asnjë nga vendet e Bashkimit Europian, aty ku duam të integrohemi, që përdoruesi i rrugës të tarifohet 3-fish. Itlia, Greqia për shembull nuk kanë taksë qarkullimi dhe tarifohen vetëm me “toll” nepermjet traut.
Gjermania për shembull ka taksë të tërthortë nëpërmjet siguracionit, por nuk ka asnjë tra në rrugët e veta. Sllovenia dhe Austria e kanë taksën e kombinuar, shembull që mund të ndiqej edhe nga Shqipëria e Kosova” thotë Kolgjini.
Ai thekson, se nëse qeveria do të vendosë tarifën, atëherë duhet të shfuqizojë ligjin 157/2014, sa i përket taksës së qarkullimit.
“Sot të gjithë shqiptarët, nga Jugu në Veri, Lindja dhe Perëndim, paguajnë 32,4 lekë për litër karburant si taksë qarkullimi. Nëse hiqet taksa, ulet çmimi i naftës. Sakohë që është në fuqi ky ligj, çdo taksë apo tarifë, si të duan ta quajnë, është e paligjshme” thekson ai.
Sipas tij, një tjetër arsye pse ata e kundërshtojnë çfardo lloj tarifimi është edhe mungesa e rrugës alternative, e cila, sipas referencave europiane, nuk duhet të ndryshojë më shumë se 30% me rrugën primare.
“Shteti shqiptarë kërkon tu marë përdoruesve të rrugës tarifë, por nuk iu ofron rrugën alternative. Rruga alternative duhet të jetë përbri rrugës që taksohet dhe jo më e gjatë se 30% e rrugës që tarifohet.” shprehet Kolgjini.
Një tjetër arsye, përse kundërshtohet 100 lekshi për kalim, është edhe mundësia që koncensionari të ndryshojë tarifën, duke qenë se e ka monopol menaxhimin e rrugës.
Kolgjini thotë, se ekzistenca e rrugës alternative ja pamundëson koncensionarit marrjen e vendime që dëmtojnë përdoruesit e rrugës, qofshin nga Kukësi, Vlora, Dibra apo Kosova. Flutura Tota, Ekonomix.al

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 14:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...