Bie eksporti i shërbimeve – 6% më pak në tremujorin I 2018

Diel, 17 June 2018 14:42

Eksporti i shërbimeve në ekonominë shqiptare pësoi rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e shërbimeve të eksportuara ra në 260 milionë euro, 6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ulja e suficitit tregtar në shërbime ndikoi në thellimin e deficitit të llogarisë korrente, që arriti në 165 milionë euro, 11% më shumë krahasuar me një vit më parë. Eksportet e shërbimeve kanë një rëndësi të madhe në bilancin tregtar të vendit.

Historikisht, Shqipëria ka pasur një bilanc negativ në tregtinë e mallrave, por është pikërisht tregtia e shërbimeve që, sidomos në dekadën e fundit, ka ndihmuar në ngushtimin e deficitit total. Për këtë arsye, përkeqësimi i bilancit në pjesën e shërbimeve është problematik për ekonominë e vendit. Eksporti i shërbimeve përfshin një gamë të gjerë sektorësh, që nga turizmi dhe deri tek fasonet.

Turizmi në tremujorin e parë të vitit dha një kontribut më të vogël se pritshmëritë. Të ardhurat neto, të matura si diferencë mes turizmit hyrës dhe atij dalës ishin 78 milionë euro, vetëm dy milionë euro më shumë krahasuar me një vit më parë. Shpenzimet e shqiptarëve jashtë janë rritur ndjeshëm, çka e ka ulur ndjeshëm kontributin neto të këtij sektori në bilancin e pagesave.

Ndërkohë, rënia e të ardhurave ka ardhur sidomos nga shërbimet e tjera, të paspecifikuara nga Banka e Shqipërisë, ku përfshihen edhe shërbimet e punës që nuk përfshijnë përpunim mallrash. Bëhet fjalë kryesisht për shërbimet call center dhe shërbimet e tjera profesionale, që në tremujorin e parë të këtij viti sollën afro 30% më pak të ardhura krahasuar me një vit më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...