Audituesit si konsulentë të institucioneve publike

Hënë, 18 June 2018 09:18

Nga Eriola Hoxha

(Audituese, Departamenti i Buxhetit të Shtetit)

Prej vitesh auditimi është konsideruar thjesht një procedurë administrative që përdorej për të kontrolluar dokumentat, numëruar aktivet, dhe raportuar ngjarjet e ndodhura në të kaluarën tek disa nivele drejtuesish. Madje nuk është e largët koha ku në kujtesën e audituesve , institucioneve dhe publikut KLSH prezantohej dhe shfaqej nën petkun e vjetëruar të kontroll-revizionit , imazh i së cilës do të fillonte të ndryshonte dukshëm nga viti 2012 dhe  në vazhdim ku  u shënua një kthesë në filozofinë e menaxhimit të këtij institucioni. Në 6 vitet e fundit KLSH është orientuar gjithmonë e më shumë  drejt standarteve ndërkombëtare si e vetmja rrugë e duhur për të rritur efektivitetin e strukturave të auditimit , mbrojtjen e interesave publike, si dhe për të shmangur arbitraritetin e për të shtuar efikasitetin e menaxhimit të burimeve publike në tërësi.
Sot, si dëshmitarë të këtyre zhvillimeve dhe ndryshimeve , mund të themi se tashmë dhe puna e audituesit ka kaluar në një profesion të vlefshëm për zgjidhjen dhe përmirësimin e shumë problematikave në institucionet publike , duke rikujtuar dhe njëherë se nuk është zbulimi i mashtrimeve qëllim në vetvete , por promovimi i dialogut të hapur dhe konstruktiv me palët e audituara dhe qeverinë në mënyrë që përmes ekzaminimit të efiçiences, të efektivitetit dhe vlerësimit të programeve ose të vetë institucioneve, të arrihet udhëheqja drejt përmirësimit.
Nën një klimë zhvillimi dhe qeverisje gjithmonë e më komplekse ku korrupsioni, mashtrimi, teknologjia dhe fshehja e të dhënave shtojnë rreziqet e mirëqeverisjes , nga puna jonë si auditues kemi konstatuar një mësim shumë të rëndësishëm : se rregullat asnjëherë nuk janë të mjaftueshme , rregullat asnjëherë nuk janë garanci se shkeljet do të marrin fund. As ndëshkimet madje…
Nisur nga këto konstatime , nga filozofia moderne e drejtimit në KLSH dhe përqasja  me standartet ndërkombëtare puna e audituesit gjithmonë e më tepër po orientohet drejt bashkëpunimit me institucionet duke përfshirë dhe shërbimin këshillues nëpërmjet rekomandimeve që lihen në cdo auditim , pranueshmëria dhe zbatueshmëria e të cilave është gjithmonë në rritje. Studiuesit theksojnë se një audit është efektiv vetëm nëse ka bindur vendimmarrësin e njësisë së audituar të ndjek rekomandimet e propozuara, duke u nisur nga efektet pozitive që pritet të sjellin këto rekomandime.
Iniciativa dhe përkushtimi i KLSH për të siguruar që veprimtaria audituese të kryhet në pajtueshmëri me ISSAI-t, ka qenë në fokus të veprimtarisë institucionale në këto vite. Jo vetëm duke marr shembullin e vendeve të zhvilluara, por dhe duke bashkëpunuar me këto të fundit, nëpërmjet trajnimeve, konferencave, internshipeve, shkëmbimeve të stafit dhe projekteve pilot në auditime, në mënyrë që dhe cilësia e auditimit dhe rekomandimeve të jetë në nivel sa më të lartë, sa më praktike dhe sa më ndihmuese për institucionet publike.
Sjellim në vëmendje se psh në Hollandë, raportet e auditëve dhe rekomandimet e tyre citohen dhe futen në referencat e doktorantëve, planeve strategjike , manualeve etj. Në Britani, auditet  nuk kufizohen vetëm në çështjet apo institucionet britanike, por e kanë kthyer vëmendjen mbi probleme në rang global, siç janë problemet e klimës dhe ato të energjisë, rekomandimet e së cilave janë me interes dhe impakt të lartë social për të gjithë.
KLSH është gjithmonë pjesëmarrëse në cdo konferencë kombëtare apo ndërkombëtare, për të marr më të mirën e praktikave audituese të vendeve europiane apo dhe më tej. Sjellim në vëmendje pjesëmarrjen në konferencën e datës 15 maj 2018, në Sofje të Bullgarisë, Zyra Kombëtare e Auditimit të së cilës (BNAO) nën Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian,organizoi  Konferencën e Nivelit të Lartë me titull “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në rritjen e Përgjegjshmërise, Transparencës dhe Integritetit në Sektorin Publik”. KLSH mori pjesë me një delegacion të kryesuar nga Kryetari, z. Bujar Leskaj dhe i përbërë nga znj. Lindita Milo (Lati), Drejtore e Përgjithshme dhe z. Fatos Çoçoli, ekspert i jashtëm. Në panelin e parë të Konferencës, Kryetari i KLSH paraqiti sfidat e institucionit për forcimin e pavarësisë institucionale, rëndësinë e miratimit të ligjit organik të KLSH në vitin 2014 si një hap konkret dhe përcaktues në drejtim të një pavarësie të plotë të institucionit dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të institucionit me Parlamentin , Komisionin e Kuvendit për Ekonominë dhe Financat, Kryetarin dhe Sekretarin e tij,  si dhe me partnerët ndërkombëtarë.
Në forumin e diskutimeve Presidenti i Gjykatës Evropiane të Audituesve (ECA) përmendi rrjetin e krijuar mes SAI-ve të vendeve të Ballkanit Jugperëndimor si një strukturë që po i shërben me shkëmbimin e informacionit dhe të eksperiencave të mira të auditimit, jo vetëm modernizimit të SAI-ve por edhe integrimit të vendeve të tyre.
Nën frymën e një filozofie të tillë po punojnë dhe audituesit , pavarësisht sfidave me të cilat ndeshen në përplasjen e herëpashershme me institucionet të cilat ende janë në dilemën nëse KLSH është aty për t’i kritikuar dhe ndëshkuar apo për t’i ndihmuar.
Megjithatë sipas Progres Raportit të fundit të KE, në 2017, 52% e rekomandimeve të SAI për përmirësime legjislative dhe organizative janë pranuar nga të audituarit dhe 68% e tyre janë duke u implementuar. Shifër që tregon bashkëpunim dhe vlerësim nga institucionet e audituara , marr parasysh faktin që shumë prej rekomandimeve kanë vështirësi në zbatim të menjëhershëm për shkak të nevojës në kohë për përshtatshmëri me standardet e reja kërkuara nga KLSH.
Po kështu në maj të 2017-ës SAI dhe CHU (Njësia Qendrore e Harmonizimit  të Auditimit të Brendshëm) firmosën një Memorandum Mirëkuptimi të ri, për të koordinuar dhe monitoruar më mirë ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të auditimeve, duke vlerësuar rëndësinë e tyre në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes , punës së institucioneve publike ,dhe rritjen e besimit të qytetarëve.
Ndërkohë, KLSH vazhdon të sjellë vlerë të shtuar në shërbimin ndaj qytetarëve , Kuvendit dhe subjekteve që auditon dhe të veprojë si një agjent ndryshimi, në shërbim të qeverisjes së mirë , duke reflektuar vlerat dhe parimet e një SAI modern, anëtar i komunitetit të INTOSAI-t i udhëhequr nga motoja “KLSH shërbestar i qytetarit”.
Si përfundim më lejoni të ndaj me ju një thënie  që e ndjejmë jo vetëm pjesë të filozofisë sonë jetësore por edhe të punës si auditues :
“Mund të mos jemi përgjegjës për situatën në të cilën ndodhemi , por do të jemi në qoftë se nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar (Martin Luther King).
Një thënie e shkurtër por që të bën të mendosh gjatë…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...