Veliaj bën të "mirin", i shtron darkë Ndrenikës e Kabashit

Hënë, 18 June 2018 09:23

Në dëgjesën që u organizua me aktorët e Teatrit Kombëtar, u kuptua se Erion Veliaj ka marrë përsipër të bëjë rolin e “policit të mirë” në përballje me artistët, duke ia lënë Edi Ramës rolin e “policit të keq”. Sepse, në njërën anë Rama ia ka prerë shkurt aktorëve, kur i tha se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet. Kryeministri as nuk denjon t’i dëgjojë propozimet apo ankesat e artistëve, kurse Veliaj në anën tjetër del me versionin se të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe se historia nuk është mbyllur ende.

Mirësjellja e kryebashkiakut apo kujdesi për t’i zgjedhur fjalët me aktorët nuk janë pa rezultat. Veliaj ka arritur t’i qetësojë gjakrat për momentin, po të mendosh që deri pak ditë më parë, aktori Robert Ndrenika bënte thirrje për luftë dhe betohej se do të ngujohej në teatër, kurse sot, ndeshjen Brazil-Zvicër e ka parë tek Hotel Tirana, i ftuar në një darkë nga Erion Veliajn.

Lapsi.al mësoi se darkës iu bashkua edhe aktori Mirush Kabashi, që shkëlqeu në protestat e artistëve me recitimin e poezisë “Hakërrim” të Ali Asllanit, një thirrje e fuqishme kundër pushtetarëve të korruptuar, që siç thotë poeti “Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças/ Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!”.

Nuk është hera e parë që Veliaj tenton të ulë tonet me artistët. Para se të bëhej publik projekti për teatrin e ri, ai thirri në zyrë aktorin Robert Ndrenika duke i prezantuar projektin, por pa arritur ta bindë atë të ndryshojë qëndrim.

Ndërkohë edhe këtë të dielë në sheshin para teatrit kanë vazhduar protestat e artistëve dhe të qytetarëve të ndryshëm që i janë përgjigjur thirrjes për të dalë publikisht kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe dhënies së një pjese të tokës kompanisë private.

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 09:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...