U kapën me hashash e armë, gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

Hënë, 18 June 2018 13:27

Gjykatën e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për 6 të arrestuarit që u kapën në flagrancë me 200 kg drogë e armë. Seanca gjyqësore u zhvillua mesditën e së hënës pa praninë e mediave dhe familjarëve. Operacioni i koduar "WEST UNIVERS” u ndërmor pak pas mesnatës së 15 qershorit në Shkodër ndërsa procedimi penal kishte nisur më 7 qershor. Grupi i trafikut të lëndëve narkotike u kap në momentin kur po bëhej shkëmbimi i mallit.

Të arrestuarit janë:

- Ardit Sali Haxhagici, 34 vjeç, banues ne Shkoder

- Bardh Simon Gostini, 37 vjeç, banues në Lezhë

- Neritan Sulejman Saraçi, 51 vjeç, banues në Shkodër

- Rezart Xhelal Çarçani, 34 vjeç, banues në Shkodër

- Ramadan Mustafa Dushaj, 61 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër,

- Vilson Gjergj Ndoka (Nokaj), 26 vjeç banues në Lezhë, i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa 'arrest me burg' për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë F.M., 30 vjeç dhe S.N., 20 vjeç.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale

-Një sasi prej 200 (dyqind) kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike

-Dy pistoleta (armë zjarri)

-7 aparate telefonësh celularë

-Radio marrëse

-Automjete të përdorur nga autorët në veprime etj.

Policia nisi hetimet pasi mori informacione që  Ramadan Dushaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

"Në datën 7 qershor 2018 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër regjistroi procedimin penal mbi bazën e infomacionit të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër se shtetasi Ramadan Mustaf Dushaj, organizonte veprimtari për financimin dhe transportin e lëndëve narkotike (marijuanë) në Qarkun e Shkodrës.

Sipas informacionit, Dushaj kishte grumbulluar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim ai mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste.

Me marrjen e këtij informacioni me autorizim dhe drejtim të Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, grupi hetimor lejoi aplikimin e metodave speciale të hetimit per sqarimin dhe zbulimin e këtij aktiviteti kriminal,"-raporton policia e Shkodrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...