Qeveria maqedonase miraton marrëveshjen për emrin e ri

Hënë, 18 June 2018 13:43

Qeveria e Maqedonisë ka nisur mëngjesin e së hënës seancën për ratifikimin e marrëveshjes së arritur dje në Prespë, midis qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Greqisë, për ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Seanca ka zgjatur më pak se gjysmë ore dhe është miratuar në unanimitet.

“Në seancën e 74-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka shqyrtuar dhe aprovuar propozim-ligjin për ratifikim të marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve, siç përshkruhet në Rezolutën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara 817 (1993) dhe 845 (1993), ndërprerje të Kornizës Kohore të vitit 1995 dhe vendosjen të partneritetit strategjik ndërmjet palëve, me propozim të Ministrisë për Punë të Jashtme. Propozim-ligji për ratifikim do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë, shkruan Alsat M.

Pas miratimit në Qeveri ditën e sotme marrëveshja do të dërgohet në Kuvend për miratim, që me shumë gjasa do të vendoset në rend dite këtë të mërkurë. Për miratimin e saj në Kuvend nevojitet një shumicë e thjeshtë, 61 deputetë. Nga kuorumi minimum i 61 deputetëve, 31 nevojitet që të votojnë ‘pro’. Sipas procedurave, ligji më pas edhe një herë dërgohet në presidencë.

Ndërkohë Presidenti Ivanov në afat prej shtatë ditëve duhet të firmosë të njëjtin. Përderisa Ivanov përdor të drejtën e vetos, marrëveshja kthehet prapë në procedurë parlamentare, ndërsa atëherë do të nevojiten minimum 61 vota të deputetëve për miratimin e ligjit dhe i njëjti përsëri kthehet tek presidenti, i cili sipas kushtetutës është i obliguar që ta firmosë.

Mirëpo presidenti Ivanov tashmë ka bërë të ditur qëndrimin e tij se nuk do të firmos një marrëveshje të tillë. Implementimi i marrëveshjes do të zhvillohet në disa etapa. Do të hyjë në fuqi pasi dyja palët do ta pranojnë në përputhje me procedurat e brendshme, ndërsa përderisa cilado palë nuk e pranon marrëveshjen atëherë ajo nënkupton se e njëjta nuk vlen. Qytetarët do të thonë fjalën e tyre në referendum, i cili pritet të mbahet në shtator ose tetor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...