×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Studimi/ Cilat janë 25 qytetet europiane me trafikun më të rënduar rrugor (Lista)

Premte, 13 Prill 2018 21:20

Moska është cilësuar si qyteti me trafikun rrugor më të rënduar në Europë, duke lënë pas Londrën dhe Parisin.

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, shoferët në kryeqytetin rus shpenzojnë rreth 91 orë në vit të bllokuar në trafik, duke qenë se pjesa më e madhe e rusëve parapëlqejnë që të përdorin transportin privat sesa atë publik.

Qyteti i dytë me trafikun më të rënduar rrugor është Londra, ku sipas studimit, londinezët mbeten rreth 73 orë në vit të bllokuar në trafik

Ndërsa kryeqyteti francez i Parisit renditet i treti, dhe ku njerëzit shpenzojnë rreth 65 orë në vit të bllokuar në trafik, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve vendore për të kufizuar në maksimum përdorimin e automjeteve, shkruan “monitor”.

Studimi u krye nga Instituti GoCompare, që analizoi dhe përpunoi të dhënat nga burime të ndryshme, duke përmendur këtu INRIX dhe të dhënat zyrtare nga Departamenti i Transportit.

Duke vazhduar më tej me renditjen, vendin e katërt e zë Stambolli i Turqisë, ku njerëzit humbasin rreth 59 orë në vit të bllokuar në trafik.

Pas Stambollit, vjen qyteti rus i Krasnodar, ku njerëzit shpenzojnë rreth 56 orë në vit të bllokuar në trafik.

Renditja vazhdon me qytete të tilla si Zyrihu (54 orë në vit të humbura në trafik);

Shën Petërburgu (53 orë), Sochi (49 orë), Mynihu (49 orë) and Nizhni Novgorod, Rusi (47 orë).

Në Mbretërinë e Bashkuar, qyteti i Mançesterit është ai që ka trafikun më të rënduar rrugor dhe që në këtë listë renditet i 18, dhe ku njerëzit humbin rreth 39 orë në vit të bllokuar në trafik.

Më poshtë lista me 25 prej qyteteve me trafikun më të rënduar:
qytetet-me-trafik-te-renduar-rrugor_al

 

Modifikuar më Premte, 13 Prill 2018 21:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...