×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Të rinjtë nga e gjithë Shqipëria protestojnë për të kërkuar Kartën Rinore të premtuar

Hënë, 18 June 2018 19:12

Ndonëse ka mbi 10 vjet që premtohet nga çdo Qeveri, karta rinore mbetet ende një ëndërr për të rinjtë në të gjithë Shqipërinë. Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) protestoi sot në mëngjes përpara Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për të kërkuar hapjen urgjente të procesit të të gjithë studentëve dhe gjimnazistëve me Kartën Rinore. Mbi 210 mijë studentë dhe gjimnazistë në të gjithë vendin, prej vitesh vazhdojnë të mos kenë mundësinë e pajisjes së tyre me kartën Rinore, nga e cila do të përfitonin ulje në çmime në transhot, libra, veshje dhe restorante. Me pankarta në duar, përfaqësuesit e organizatave rinore, përçuan mesazhin se Ministria e Arsimit duhet të zbatojë sa më parë Planin Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë dhe Ligjin për Arsimin e Lartë, ku ndër të tjera sanksionohet edhe e drejta e pajisjes me kartë rinore. E premtuar që prej vitit 2005, nga të gjitha partitë politike në zgjedhje, karta rinore mbetet ende e parealizuar. Gjatë protestës, aktivistët e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), duke mos u pajtuar me situatën në të cilën ndodhen studentët dhe gjimnazistët, i kërkoi sot Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, të hapë urgjentisht diskutimet dhe të nisë nga puna, me qëllim që vitit i ri akademik 2018-2019, t’i gjejë ata të pajisur me kartë rinore. Përgjatë protestës përfaqësuesit e ANYN dorëzuan zyrtarisht kërkesën për një takim të menjëhershëm me Ministren e Arsimit për të diskutuar mbi të drejtat e të rinjve në Shqipëri. Në vijim të protestës, të rinjtë u pritën në një takim të paparashikuar nga Zv. Ministri i Rinisë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me të cilin u diskutua konkretisht se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që gjimnazistët dhe të rinjtë në mbarë vendin të kenë më së fundi Kartën e tyre Rinore.

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 19:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...