×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Artistët shqiptarë në SHBA, solidarizohen për Mbrojtjen e Teatrit

Tuesday, 19 June 2018 15:46

Nga Beqir SINA - New York

“Të Shtunën do të përshëndesim via Skype Artistët dhe artdashësit e tjerë që po protestojnë në mënyrë heroike këtë tentativë të korruptuar për të rrënuar Teatrin Kombëtar”, thonë artistët shqiptar ne Nju Jork

Artistët shqiptar në Nju Jork - të cilët kanë krijuar një llogari të tyre, në rrjetin social Facebook, ubsajtin “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ne Nju Jork” , shkruajn se ditën e Shtunë - 23 Qershor, do të solidarizohen me Artistët e Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar planin e qeverisë për t’i dhënë kompanisë Fusha sh.p.k një kontratë partneriteti publik-privat, që do t’i lejonte përfitimin e një pjesë të madhe toke të Teatrit Kombëtar, përkundrejt ndërtimit të një godine të re teatri ne Tirane.

Për këtë qëllim mësohet se ata nëpërmjet lidhjes elektronike Skype të Shtunën do të përshëndesin via Skype Artistët koleget e tyre, në Tirane, që tash nji muaj po protestojnë në mënyrë heroike këtë tentativë të korruptuar për të rrënuar Teatrin Kombëtar”, thonë këta artistë në nji llogari të tyre në rrjetin shoqëror Facebook.

Ata sqarojnë se “Në një solidaritet të plotë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, artistë shqiptarë të arteve të ndryshme, gazetarë, dhe dashamirës të artit me banim në New York organizohen të shtunën datë 23 qershor 2018 ora 2 pm në Producers Club Theatres NYC për të përshëndetur onlinë rezistencën e artistëve shqiptar në Tiranë për mos-shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ruajtjen e tij si një nga vlerat e padiskutueshme e më të rëndësishme të Kulturës Shqiptare .

Regjisori dhe skenaristi i njohur Bujar Alimani, i cili jeton në Nju Jork, por që jetën e tij artistike e ndarë në mes Nju Jorkut dhe Tiranës, ka shkruar në statusin e tij se u bën thirrje edhe kolegëve të tjerë, të bëhen bashkë për solidaritet të plotë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

“Do dëshiroja të ftoja edhe artistë dhe qytetarë shqiptarë që jetojnë në vende të tjera të botës, Gjermani, Itali, Greqi, Francë, Angli , Australi, Kanada, Amerikën e jugut, etj, të solidarizohen me këtë nismë për t'i thënë NDAL vjedhjes së pronës publike dhe vendosjes së dinjitetit që i takon artistëve të Shqipërisë”, shkruan regjisori i suksesshëm Bujar Alimani.

Damo Damian, i cili iu bashkua kësaj thirrje e quan në llogarinë e tij, prishjen e teatrit, një tentativë të korruptuar për të rrënuar Teatrin - Nji kauzë që është vetëm Maja e Icebergut për sa i përket korrupsionit sistematik të këtij administrimi.

“Të Shtunën do të përshëndesim via Skype Artistet dhe artdashësit e tjerë që po protestojnë në mënyrë heroike këtë tentativë të korruptuar për të rrënuar Teatrin (që në vetvete është një strukturë artistike). Secili prej jush do të ketë mundësinë via video për të shprehur solidaritetin për këtë kauzë që është vetëm Maja e Icebergut për sa i përket korrupsionit sistematik të këtij administrimi”, ka lënë shënimin e tij Damo Damian.

Thirrja e artistëve shqiptar në Nju Jork, vjen ndërkohë që artistët përsëritën kërkesën e tyre për moscënim të territorit të teatrit ndërsa i bënë qeverisë shqiptare thirrje të tërheqë projektligjin e jashtëzakonshëm si kushtin e tyre të vetëm për të vazhduar diskutimet e hapura në një dëgjesë mes tyre dhe Bashkisë së Tiranës, ku aktorët shprehën në mazhorancë pikëpamjet e tyre për ruajtjen e territorit të teatrit.

Lajmet nga Tirana, thonë se Projektligji i shpallur së fundmi ka në plan të japë tokën drejtpërsëdrejti kompanisë Fusha sh.p.k duke shmangur ligjet aktuale mbi menaxhimin e pronës publike apo mbi partneritetin publik-privat,

Ndërsa, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, e krijuar për ti dalë në mbrojtje asaj që ata e kan quajtur “Shtëpia” e tyre, thonë se do të mblidhen çdo ditë para godinës së Teatrit Kombëtar , që të tregojnë se kjo tokë(vendi ku ndodhet teatri) ka zot, “ky teatër ka zot, ka zot shpirtin e atyre aktorëve të cilët nuk do të vdesin kurrë,” citohet të ketë thënë aktori Arben Derhemi.

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 15:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...