Vapa shton ndjeshëm aksidentet

Tuesday, 19 June 2018 15:54

Vetëm gjatë 3 javëve të para të qershorit, 12 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore. Nisur nga eksperienca e viteve të kaluara, numri pritet të rritet për shkak të shtimit të lëvizjeve gjatë sezonit turistik.

Aksidenti më i fundit me pasojë vdekjen ndodhi mëngjesin e kësaj të marte, kur një këmbësore u godit në rrugë. Pothuajse çdo ditë raportohen incidente në rrugë me pasoja tragjike. Shkakun policia e shikon te shkelja e rregullave të qarkullimit nga shoferët, por edhe nga këmbësorët. Kryesore është humbja e vëmendjes për shkak të telefonit. Gjoba për telefonin shkon në 1 000 lekë. Në 6 muaj, 10 mijë shoferë janë penalizuar për këtë fakt, ndërsa ka rënie drastike numri i penalizimeve për mospërdorimin e rripit të sigurimit. Një drejtues automjeti që kapet pa rrip penalizohet rëndë dhe duket se kjo ka rritur numrin e atyre që vendosin rripin para se të ndezin makinën.

Rritja e shpejtë e numrit të aksidenteve përkon me rritjen e temperaturave. Çdo vit, kthimi i emigrantëve për pushime apo fluksi i makinave nga Kosova që vizitojnë bregdetin e Shqipërisë mbingarkojnë akset nacionale të vendit dhe aksidentet rriten.

Të pamësuar me mungesën e sinjalistikës në Shqipëri, shumë emigrantë përfshihen në aksidente rrugore, po ashtu si shoferët e Kosovës.

Por rrugët jashtë standardeve nuk janë i vetmi shkak i aksidenteve. Temperaturat e larta rrisin edhe konsumimin e alkoolit. Ndërkohë në kryeqytet konstatohet një tjetër problematikë. Drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë këmbësorët që kanë përparësi për kalimin në rrugë apo nuk dinë se si të lëvizin në rrethrrotullime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...