Refugjatët në Shqipëri, kërkesa mbërrin zyrtarisht në tavolinën e BE-së

E mërkurë, 20 June 2018 12:03

Ideja për ngritjen e kampeve të refugjatëve mbërrin zyrtarisht në tryezën e BE. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk propozon të ashtuquajturën “platformë rajonale të zbarkimit”, ndërsa mediat përmendin si vende të mundshme Shqipërinë dhe Tunizinë.

Ideja e kryeministrit danez dhe kancelarit austriak, Kurz për ngritjen e kampeve të refugjatëve jashtë kufijve të Europës po mbështetet edhe nga krerët e BE-së, të cilët propozojnë të ashtuquajturat platforma të zbarkimit.

Është presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk që propozon që krerët e BE-së të krijojnë “platforma rajonale të zbarkimit” jashtë Bashkimit Evropian, ku mund të dallohen qartë ndryshimet ndërmjet refugjatëve që kanë nevojë për mbrojtje dhe emigrantëve ekonomikë, të cilët potencialisht do të përballen me kthimin në vendet e tyre të origjinës.

Koncepti i platformës së zbarkimit sipas zyrtareve do zbatohet ne baskëpunim me OKB dhe dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Politico.eu shkruan se vendet më të perfolura ku mund të ngrihen këto kampe janë Shqipëria dhe Tunizia, por zyrtarët e BE thonë se është shumë shpejt të spekullohet me emra konkretë.

Ideja për të krijuar kampe të tilla u sugjerua në vitin 2016 nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, kritiku më i fuqishëm i politikave të BE-së për migracionin – veçanërisht në zhvendosjen e refugjatëve anembanë Evropës.

Por ideja është përkrahur së fundi edhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron ndërsa Ministri i Jashtëm Italian, Enzo Moavero tha se Italia dëshiron ta vendosë zyrtarisht idenë në tavolinë në samitin e Këshillit Evropian. Tusk do të zhvillojë takime zyrtare të enjten në Itali – një nga vendet kufitare më të prekura nga ardhja e emigrantëve dhe refugjateve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...