Bujqësia në 2017, prodhimet u rritën me ritme të dobëta

E mërkurë, 20 June 2018 13:59

Gjatë vitit të kaluar, prodhimet bujqësore kanë shënuar rritje të lehtë për shkak të dimrit të acartë që dëmtoi sidomos drurët frutorë. INSTAT raportoi sot rritje të prodhimit bujqësor, por nuk dihet ende sa janë fizibël bizneset në bujqësi për shkak se Shqipëria ende nuk ka një indeks të kostos në këtë sektor, ashtu si në të gjithë Europën.

Sipas të dhënave të sotme të INSTAT, në vitin 2017, prodhimi i perimeve është 1.151.928 tonë duke shënuar rritje vjetore rreth 2,02% krahasuar me vitin 2016.
Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 405.928 tonë, Tiranë me 124.148 tonë dhe Berat me 121.433 tonë. Prodhimi i drithërave në vitin 2017 është 701.732 tonë, duke shënuar rritje me 0,48%, në krahasim me një vit më parë.
Niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në Qarkun e Fierit me 182.999 tonë, ndjekur nga qarqet Elbasan me 99.401 tonë dhe Korçë me 82.396 tonë. Në vitin 2017, prodhimi i patates është 249.804 tonë, duke shënuar rritje me 4,81%, në krahasim me 2016. Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit janë, Korça me 60.864 tonē, Fieri me 46.147 tonë dhe Dibra me 23.977 tonë.
Në vitin 2017, perimet e njoma ishin 742.522 tonë duke shënuar një rritje me 0.33% krahasuar me 2016. Prodhimi i bostanoreve ishte 295.670 tonë, duke shënuar rritje me 6,91% krahasuar me 2016 dhe perimet e thata 113.736 tonë duke shënuar rritje prej 1,06% në krahasim me vitin 2016.
Në vitin 2017 u prodhuan 107.830 tonë ullinj, duke shënuar një rritje 8,9%, krahasuar me një vit më parë. Sasia më e lartë e prodhimit të ullirit në Shqipëri është e përqendruar në zonat jugperëndimore të vendit. Niveli më i lartë i prodhimit të ullirit u arrit në Qarkun e Beratit me 32.410 tonë, ndjekur nga Qarku i Fierit me 29.648 tonë dhe ai i Vlorës me 14.881 tonë.
Prodhimi i agrumeve në vitin 2017 është 41.033 tonë duke shënuar një rritje prej 3,2%, krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve u arrit në Qarkun e Vlorës me 27.953 tonë.
Bujqësia në Shqipëri, avantazhin e vetëm konkurrues ka klimën e ngrohtë që mundëson nxjerrjen e prodhimeve në treg një muaj para rajonit dhe kjo nuk është pak. Por subvencionet janë të pakta dhe nafta nuk rimbursohet. Në Maqedoni, nafta e kuqe për bujqësinë jepet me 50 lekë, ndërsa në Shqipëri, fermerët e blejnë njësoj si linjat e tjera të biznesit me çmimin e tregut, me 150-160 lekë, pa asnjë diferencë.
Në Greqi dhe Maqedoni, fermerët subvencionohen direkt mbi prodhimin dhe fondet publike e mbulojnë riskun që mund të vijë nga ndryshimi i klimës ose mungesa e tregut.
Por në Shqipëri, mungojnë politikat mbrojtëse, edhe pse vendi po shkon me hapa të shpejtë drejt hapjes së tregjeve për shkak të integrimit në BE. Të mbjella në ngastra të vogla dhe në këtë mënyrë të pastandardizuara, prodhimet shqiptare e kanë të pamundur të marrin certifikatën e cilësisë dhe për rrjedhojë të eksportohen lirisht në tregjet e BE.

bujq.png

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 14:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...