FATURAT/ Rritja deri në 4 fish të taksave po mbyt bizneset

E mërkurë, 20 June 2018 14:15

Deputetja e Partisë Demokratike, nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ka publikuar denoncimin e një biznesi duke paraqitur dy fatura të viteve para taksës së re të pronës dhe pas saj tek i njëjti biznes. Sipas saj ka një rritje nga 2 deri në 4 fish të taksave.

Postimi i plotë

Bizneset sot denoncojnë rritjen abuzive të taksave e cila sivjet do t’i kushtojë xhepave të çdo biznesi 230 mijë lek më shumë se sa tre vitet e marra së bashku. Vetëm taksa e pronës është rritur 2 deri 4 fish më shumë sesa nje vit më parë. Sa herë që Edi Rama flet për ulje taksash ndodh e kundërta!

Kur thotë që ka ulur taksat në fakt i ka rritur ato, kur thotë që punon për shqiptarë në fakt do të thotë se punon për bizneset e qeverisë, kur thotë që ka shpenzuar për shqiptarët në fakt ka shpenzuar për luksin e tij. Jo rastësisht mbi 100 mijë biznese janë mbyllur, 500 mijë shqiptarë largohen sepse nuk ka punë, 1 milionë të tjerë aplikojnë për në SHBA sepse nuk ka shpresë. Taksat e rritura sot kapin vlerë e 5 miliardë USD në total, i paguajnë bizneset dhe shqiptarët për qejfet dhe luksin e rilindjes.

Ne foto, dy fatura të viteve para taksës së re të pronës dhe pas saj tek i njëjti biznes. Ftoj bizneset e tjera të denoncojnë rritjen e taksave.

22

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 15:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...