Sejko takon ambasadoren Franceze dhe Shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal, rezident në Sofje, Jean-MarieDemange

E mërkurë, 20 June 2018 18:15

Në datën 20 qershor 2018, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me Ambasadoren e Republikës Franceze në Tiranë, SH. S. Zj. ChristinaVasak, dhe Shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal, rezident në Sofje, z. Jean-Marie Demange, në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë prezantoi Ambasadoren dhe z. Demange me zhvillimet ekonomike në vend, ku theksoi se rritja ekonomike është në trajektore pozitive zhvillimi dhe balancat kryesore ekonomike pritet të forcohen në vitet e ardhshme.  Lidhur me sistemin financiar, Guvernatori Sejko u shpreh se ai karakterizohet nga nivele të kënaqshme kapitalizimi dhe likuiditeti. Guvernatori u ndal gjithashtu në panoramën e sektorit bankar, ku veçoi dy elemente kyçe, rritjen e kreditimit dhe përmirësimin e treguesit të kredive me probleme.

Ai u shpreh se nxitja e mëtejshme e kredisë për ekonominë dhe zbatimi i planit për trajtimin e kredive me probleme mbeten në fokusin e Bankës së Shqipërisë. Plani ndërinstitucional i ndërmarrë më qëllim uljen e kredive me probleme ka dhënë efekte pozitive, duke bërë që raporti i kredive me probleme ndaj kredisë totale të zbresë.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu lidhur me rolin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me qëllim forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit, në kuadër edhe të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Guvernatori theksoi se ky është një proces mjaft i rëndësishëm dhe se institucionet në vend po bashkëpunojnë nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, duke synuar forcimin e përqasjes së mbikëqyrjes të bazuar në rrezik.

Më tej, Guvernatori Sejko shtoi se sistemi bankar, si subjekt i ligjit të pastrimit të parave, ndodhet në proces zhvillimi dhe konsolidimi. Parandalimi i pastrimit të parave ka qenë gjithashtu objekt monitorimi e vlerësimi, jo vetëm nga autoritetet mbikëqyrëse brenda vendit, por edhe nga institucionet ndërkombëtare të specializuara, të cilat kanë dhënë vlerësime mjaft pozitive, ndër të cilat mund të përmenden vlerësimet e Komitetit Moneyval.

Ambasadorja e Republikës Franceze në Tiranë, SH. S. Zj. ChristinaVasak, dhe z. Jean-MarieDemange falënderuan Guvernatorin Sejko për takimin dhe shprehën vlerësimet e tyre për kontributin e vazhdueshëm që Banka e Shqipërisë jep në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit.

Në përfundim, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi perspektivat për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, nëpërmjet projekteve potenciale në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si ai financiar, infrastrukuror dhe rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...