Me mësuesit Rilindasit vazhdojnë të tallen si ua do qejfi     

E mërkurë, 20 June 2018 18:23

Nga Ilirian  Demiri

Në Shqipërinë tonë  gjithçka po shkon rrokopujë. Vetëm politikanët, këta monstra të çuditshme,  duartrokasin për ngritjen ekonomike  të familjes së tyre, kur shumica e shqiptarëve po varfërohet në ekstrem. Për ta askush nuk pyet.  Ndërsa një klasë e tërë politike  që po e mbajmë mbi shpinë prej afro 30 vitesh, vetëm na mashtron e na nëpërkëmb si ia do qejfi asaj.   

Varfëri në rritje, paga minimale, sa  na mjaftojnë veç për të mbajtur frymën gjallë. Aq sa sot shumica e shqiptarëve mjaftohen  vetëm duke  folur me veten. Në këtë derexhe e ka çuar shqiptarin monstra politikë, që di vetëm të gënjejë  e të mashtrojë. Aq sa sot në Shqipëri të gjithë turfullojnë nga pakënaqësia. Sikur sot të bëheshin zgjedhje, ndoshta asnjë shqiptar nuk do të dilte t’i afrohej kutisë së votimit.

Veçanërisht mësuesit, me të cilët kujt i teket vetëm tallet me të. Mësuesit këto ditë janë të stërlodhur nga puna me dokumentet për mbylljen e vitit shkollor. Bile të stërlodhur me  morinë e letrave që duhen plotësuar. “Na konsiderojnë skllevër, ndaj  na vënë në zgjedhë për të plotësuar aq shumë letra që nuk i duhen askujt, bile as nuk i sheh kush, veç drejtorit të shkollës që u hedh një sy, për t’i vënë në një cep të raftit. Se as ai nuk sheh çfarë kemi zhgaravitur ne”,- tregojnë mësuesit e nervozuar.

Më shumë ndjehen të nervozuar për mashtrimin që u është bërë  që nga fund viti I shkuar për rritjen e pagës së tyre.  Se me pagën që kanë, sot mësuesit nuk kanë të drejtë t’ia hedhin syrin detit. Të paktën këtë e thonë vetë. Ndaj ata prisnin një rritje të pagës  gjatë muajit korrik. Siç u ishte premtuar në pragun e festës së fundvitit të kaluar.

Kur të gjithë festonin  vitin e ri  2018, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla  ua përsëritën me dhjetra herë mësuesve  se paga e tyre do të rritej  me 40 për qind gjatë mandatit të dytë të  rilindësve.  “Shtesa do të nisë që  prej vitit 2018, një gjë e tillë parashikohet  edhe në buxhetin  për vitin e ardhshëm”,- theksonte në  takimet me mësuesit Nikolla.    

Iku mesi i vitit.  Hesht kryeministri,. hesht Ministrja. Të gjithë heshtin, ndërsa mësuesit këto ditë I kërkojnë vetëm të plotësojë vargun e letrave. Për rritje page, as i shkon mendja ndokujt. Mësuesit në shenjë talljeje, Ministrja I thotë  mësuesit të kthyer tashmë në skllav: “ më mirë rri brenda në shtëpi, se këto dy muaj është shumë nxehtë. Dhe i nxehti i madh të bën dëm  në shëndet. Nuk të duhet bregdeti ty, se gjithçka aty është shumë shtrenjtë”.

Tashmë premtimi I fundvitit ashiqare duket se  ishte një mashtrim ekzemplar i  rilindësve. Ashtu si shumë mashtrime të tjera që ranë mbi kurrizin e mësuesve, tashmë të kthyer në skllevër. Në  mënyrën më qesharake, vazhdon realizimi i një reforme që nuk ka  fund. Këtë e dinë mirë  gjithë shqiptarët. Një reformë pa fillim e pa fund. Një reformë në arsim që nis sa herë ndërrohet Partia në pushtet, aq herë nis reformë e re. Ndoshta kjo është acik arsyeja e vërtetë që sistemi I arsimit ka degjeneruar aq sa askush tashmë nuk beson se do të mund të ndryshojë gjë për mirë. Është kjo arsyeja që shumë shqiptarë për t’i arsimuar fëmijët jashtë vendit marrin kredi nëpër banka. Vetëm në këtë sistem të degjeneruar të mos e lënë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Deri në këtë  gjendje ka ardhur  besimi i shqiptarëve te sistemi arsimor që kanë kullandrisur myteberët tanë.

Tashmë ka ardhur koha, që vetë ministrja t’u tregojë të vërtetën mësuesve. Pse nuk kanë ata rritje page këtë fillim korriku? Në fund të fundit, pse u mashtruan aq trashë në pragun e festës së fundvitit ?

Në këto kushte, ku është zhytur sistemi arsimor, duket groteske, kërkesa e Ministres që  të vijojnë  studimet për mësuesi, nxënësit që mbarojnë me nota mbi 9. Është qesharake  një kërkesë e tillë. Kur me mësuesin tallen edhe  kur nuk e paguajnë për punën e bërë. Bile kënaqen, kur tallen me të.   Tallje është ta detyrosh mësuesin të punojë si administrator i provimeve të qershorit në shkollën 9 vjeçare dhe të mesme  dhe të mos e paguash, siç po ndodh prej vitesh. Kur më parë kjo punë paguhej, administrator viheshin mësues të afërm e shokë të drejtorëve. Ndërsa tani vihen mësuesit më fakirfukarenj që nuk kanë të afërm e miq në drejtoritë  arsimore.  Një gjë  e tillë nuk është vështirë të verifikohet. Këtë e tregojnë vetë mësuesit.  

Kjo klasë politike duhet ta dijë mirë se, edhe pse heshtin, mësuesit nuk mashtrohen lehtë. Ata e dinë  se këta farë politikanësh, pagën e mësuesit nuk e kanë në listë. Mësuesit e idenë se edhe gjatë 4 vjecarit të parë të rilindësve, paga e tyre nuk u rrit, po në prag të zgjedhjeve, rilindasit, pranuan të  bënin një rritje sa për të mbuluar inflacionin e 4 viteve. Një gjë e tillë duhet të bëhet çdo vit, po hajde merri vesh këta myteberë, që ne shqiptarët, fatkeqësisht I mbajmë mbi shpinë. Pra, jo se pati rritje page, po thjesht  mbulim inflacioni të katër viteve së bashku.

Vetëm edhe  kjo klasë politike duhet ta dijë mirë.  Mësuesi  përgatit të ardhmen e  këtij vendi.  Se është kështu pa, kur e pyetën Kryeministrin japonez mbi sekretet e zhvillimit teknologjik të vendit të tij ai thjesht u përgjigj: “Mësuesit i dhamë rrogën e ministrit, imunitetin e diplomatit dhe autoritetin e Perandorit”. Ndërsa sot në Shqipëri me mësuesin kujt i çohet me ndera nis e tallet. Kjo është acik e vërteta.

Tashmë arsimi i zhytur në një gropë llumi  e ka  të vështirë të pastrohet edhe sikur të kryejë  reformat e njëpasnjëshme, siç po ndodh në fakt. Në gjendjen ku ka rënë arsimi  gjithçka që  mund të flasësh  duket groteske  dhe tragjike njëherësh. Tashmë  janë jo të paktë mësuesit që e vlerësojnë arsimin si sektori  ku  është më lehtë të lahet m…ti  me sh…rrë.  Thjesht sepse arsimi është  vrima e fundit e kavallit.  Ja, po shtohen taksat, ndërsa paga qëndron në vend. Kështu nuk mund të flasim për mirëqenie, po thjesht për një varfërim të tejskajshëm. Dhe e vërteta është së mësuesi  po varfërohet nga dita në ditë. Dhe me të vazhdojnë të tallen kush të dojë. Kështu sot, nesër … kështu edhe në të ardhmen. Deri sa ky sektor të braktiset krejtësisht nga të gjithë.  Edhe pse tani me mbarimin e këtij viti shkollor, sipas përgatitjeve që po bëhen, është e qartë se numri i shkollave do të bjerë ndjeshëm, gjë që do të rrisë edhe numrin e mësuesve të papunë.

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 18:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...