Euro i rikthehet rritjes; aktorët e tregut: Arsyeja, prania e BSH në treg  

E Enjte, 21 June 2018 17:35

Monedha e përbashkët edhe gjatë ditës së sotme ka fituar pikë përkundrejt lekut në vend. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 126.18 lekë, rreth 0.25 pikë më shumë se një ditë më parë.

Megjithatë sipas ekspertëve rritjet janë modeste në tregun vendas dhe më shumë mund të flasim për një stabilizim të valutës në vend. Ekspertët e tregut e argumentojnë këtë rritje të lehtë me praninë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë deklaroi në fillim të qershorit ndërhyrjen e jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë duke tërhequr valutë nga tregu. Gjatë konferencës rajonale midis Guvernatorëve të Bankave Qendrore të rajonit, Sejko argumentoi këtë ndërhyrje me faktin që forcimi i lekut nuk po justifikohej më nga fondamente dhe se rënia e mëtejshme e euros po ndikohej për shkak të pritshmërisë të agjentëve të tregut valutor.

Gjatë konferencës Guvernatori deklaroi se Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë duke tërhequr më shumë euro në treg për shkak edhe të efekteve sezonale që do të ndikojnë në të kundërt, duke shtuar valutën.

Edhe dollari amerikan është forcuar në vend. Një dollar është këmbyer në tregun vendas me 109.5 lekë, rreth 0.59 lekë. Sipas ekspertëve dollari po reflekton forcimin në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave nga Financial Times, euro u këmbye sot në tregjet ndërkombëtare me 1.15 dollarë, shumë pranë nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit.

Modifikuar më E Enjte, 21 June 2018 18:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...