Rriten për të gjitha maturimet në 3- mujorin e parë ne Bono dhe obligacione

E Enjte, 21 June 2018 17:37

Interesat e borxhit të brendshëm të qeverisë ndryshuan trendin këtë vit duke nisur rritjen qysh në gjysmën e parë të vitit, teksa vitet e kaluara interesat uleshin në muajt e parë të vitit për të rritur në gjysmën e dytë të vitit, duke ndjekur kështu ciklin e kërkesës së qeverisë për financimin e borxhit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, norma mesatare e interesit u rrit për të gjitha afatet e maturimit në janar-mars 2018 në krahasim me fundin e vitit 2017.

Rritja më e madhe u shfaq tek obligacionet, sidomos ato me afat maturimi  3 vjeçar ku norma e interesit ishte 1.05 pikë përqindje më e lartë se fundit të vitit 2017. Gjithashtu me gjysmë pikë përqindje u rriten edhe norma e interesat për bonot me afat maturimi 7-vjeçar, ndërsa për obligacionin 2-vjecar norma e interesit u rrit me 0.33 pikë përqindje në tremujorin e parë të 2018 në krahasim me fundin e 2017.

Vitet e fundit trajektorja e interesave niste rritjen në gjysmën e dytë, por këtë vit rritja ka nisur me herët. Burimet nga tregu pohojnë se, kërkesa e qeverisë për financimin e deficitit buxhetor ka qenë me i lartë se parashikimi i periudhës.

Në janar-mars 2018 qeveria kishte planifikuar të financonte deficitin buxhetor me 2.5 miliardë lekë nga burime e brendshme, por në fakt mori me shumë se 6.6 miliardë lekë, duke e rritur me rreth 160 për qind financimin nga borxhi i brendshëm në raport me planifikimin. Kërkesa e qeverisë ka ushtruar presion mbi normat e interesit të cilat janë në rritje për të gjitha instrumentet e borxhit të brendshëm.

Kërkesa e qeverisë për financim të deficitit erdhi për shkak se të mospërmbushjes së planit të arkëtimeve buxhetore me rreth 3 për qind për periudhën në fjalë.

Për pasojë shpenzimet buxhetore për shlyerjen e interesave të borxhit i kthehen rritjes.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shpenzimet për interesat të borxhit arritën në janar-prill në mbi 10 miliardë lekë, duke u rritur me 10 për qind në krahasim me fundin e vitit që shkoi.

Rritja prej 1 miliardë lekësh i takon shpenzimeve për shlyerjen e interesave të borxhit të brendshëm, të cilat arritën në 8.2 miliardë lekë në 4-mujorin e parë nga rreth 7,2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...