Foto/ Përplasen dy urbanë tek kthesa e Kamzës, plagosen pasagjerët

Premte, 22 June 2018 08:46

Një aksident ka ndodhur tek kthesa e Kamzës ku është përplasur autobuzi i linjës urbane të Insitutit me atë të linjës së Kamzës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Paraprakisht mësohet se  autobuzi i linjës së Institutit goditi atë të linjës së Kamzës. Autobuzët kanë qenë të mbushur plot me pasagjerë duke qenë mëngjes ku një pjesë po shkonin në punë dhe pjesa me e madhe ishin studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës të cilët kishin sot provim. Raportohet për pasagjerë të dëmtuar dhe të çarë nga xhamat por mes tyre edhe disa me shembje.

Policia dhe ambulancat kanë mbërritur në kanë mbërritur në vendngjarje për tu ardhur në ndihmë të plagosurve. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Një pjesë e studentëve edhe pse të plagosur lehtë janë nisur për të dhënë provimin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 09:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...