Kryebashkiakja dëbon nga shëtitorja e Sarandës ambulantët

Premte, 22 June 2018 09:08

Tregtarët ambulant nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin këtë sezon turistik në shëtitoren e Sarandës.

Vendimi i ka ngritur në protestë ata, por kryebashkiakja Florjana Koka u bëri të qartë se nuk do të tërhiqet nga vendimi.

Në një përballje me tregtarët për këtë çështje, kryebashkiakja Koka u shpreh e vendosur për ti dhënë fund fenomenit të tregtimit në bulevard, raporton Ora News.

“Kush do të shesë mallra industriale të shkojë tek tregu i qytetit, dakord. Kush shet mallra që bëhen me dorë të vijë aty tek tregu që është bërë në bulevard, për njerëz të llastuar nuk ka vend. Ka dy opsione,  të mos dalësh fare se unë e kam marrë këtë vendim, institucioni e ka marrë këtë vendim dhe të rrish në shtëpinë tënde, ose të zgjedhësh të bësh punë të tjera. Ose të pranosh këtë zgjidhje. Vendimi është i prerë dhe është ky, në qoftë se ju bëhet të shkoni në atë treg, ama në këtë qytet nuk ka ca mos, ca dos”, u shpreh Koka.

Por ajo që duhet të ishte përballje qëndrimesh u karakterizua nga tensione të larta deri në kërcënime ndaj kryebashkiakes së Sarandës.

“Unë atje do jem, e sheh. Hajde të pres, të shohim se çfarë do të bësh. Po të dua dhe ty bashkë me policët, dua ta shikoj surratin aty!”, e sfidoi një qytetar kryebashkiaken e Sarandës.

Në një moment gjatë debatit në sallë u krijua një kaos i vërtetë aq sa edhe një prej të pranishmëve u ndje keq.

Tregtarët braktisën takimin duke u shprehur se nuk lëvizin nga bulevardi dhe se do të gjejnë forma të tjera deri në grevë urie.

Në fakt tregtarët ambulantë nuk lejohen gjatë sezonit turistik përgjatë bulevardit.

Në vendet fqinje ka gjithashtu vende të posaçme si mini-tregje ku si artizanët ashtu dhe tregtarët e vegjël mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...