Sejko takim me përfaqësuesit e Fondit Evropian për Evropën Juglindore

Premte, 22 June 2018 16:07

Më datë 21 qershor 2018, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,z. Gent Sejko, zhvilloi një takim në ambientet e Bankës së Shqipërisë me përfaqësues të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), kryesuar nga z. ChristophTiskens,Kryetar i Bordit të këtij Fondi.

Takimi u çel me një ekspoze  të Guvernatorit Sejko mbi zhvillimet më të fundit ekonomike të sektorit financiar dhe bankar në Shqipëri, me një theks të veçantë në vendimmarrjen e fundit të Bankës së Shqipërisë lidhur me inflacionin dhe kursin e këmbimit. Guvernatori u shpreh se mjedisi makroekonomik vlerësohet i qëndrueshëm dhe prospektet tregojnë për ruajtjen e ritmit pozitiv të rritjes së ekonomisë. Ai shtoi se zhvillimet e ekonomisë janë optimiste, veçanërisht për sektorin e turizmit duke vënë theksin te potenciali që ka ky sektor në të ardhmen.

Lidhur me zhvillimet financiare në vend, Guvernatori nënvizoi se sistemi bankar shqiptar shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë, është i kapitalizuar, likuid dhe financiarisht i shëndetshëm. 

Nga ana e tij, zoti Tiskensu shpreh se vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë ndër vite për çdo iniciativë të ndërmarrë nga EFSE. Shqipëria, si një nga vendet e para aksionare të EFSE-s,me kontribut të spikatur ndër vite në veprimtarinë e këtij fondi,zë një vend të rëndësishëm në optikën e këtij institucioni. Zhvillimi i mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të EFSE-s në Shqipëri është dëshmi e këtij vlerësimi. Ai ndau të njëjtin qëndrim optimist për stadin aktual të zhvillimit ekonomik dhe financiar të rajonittë Evropës Juglindore, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Njëtheks të veçantë ai i kushtoi gjallërimit ekonomik të momentit si dhe aksesit të përmirësuar të ndërmarrjeve dhe individëve në shërbimet financiare.

Në lidhje me perspektivën e bashkëpunimit mes dy institucioneve, bashkëbiseduesit ndanë mendimin se duhet punuar më shumë për një akses më të mirë në financa të sektorit të ndërmarrjeve të vogla. Për këtë qëllim, EFSE është e angazhuar të ofrojë mbështetjen e saj si në fonde ashtu edhe në njohuri, në mënyrë që kostot që shoqërojnë kreditimin e këtij segmenti të vijnë duke u reduktuar.

Në lidhje me këtë temë, Guvernatori Sejko shtoi se rritja e produktivitetit, sidomos për firmat më të vogla, është mjaft e rëndësishme për konvergjencën ekonomike të vendit. Përmbushja e nevojave për kapital investues mbetet një sfidë kryesore për prodhuesit e vegjël, duke qenë se ato kanë pak ose aspak histori kredimarrëse në sistemin financiar.

Për këtë arsye, analizat me të dhëna mikro janë bërë tashmë objekt diskutimi në aktivitetet dhe konferencat e organizuara nga Banka e Shqipërisë, për të kuptuar nevojat e bizneseve të vogla dhe mënyrën se si mund të ndihmohen në përmirësimin e infrastrukturës me qëllim rritjen e përfshirjes së tyre financiare në të ardhmen. Në këtë drejtim, Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë mirëpret kontributin e EFSE-s për uljen e kostove për alokimin e fondeve për këto ndërmarrje.

Në përfundim, Guvernatori Sejko falënderoi EFSE-n për kontributin e dhënë nëpërmjet mbështetjes së vazhdueshme financiare dhe ekspertizës së ofruar për zhvillimin e tregut financiar jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë rajonin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...