MAS të marr përgjegjësitë për rezultatet e testit të gjuhës dhe letërsisë

Premte, 22 June 2018 16:10

Nga Xhemal Gjunkshi

Rezultatet e Letërsisë kanë çuditur, madje shtangur nxënësit, mësuesit dhe prindërit e tyre.

Nota dhjetë konsiderohet e paarritshme. Luhatjet në notë drastike. Penalizues si gjithmonë janë nxënësit e mirë, të cilët kanë punuar e derdhur djersë për kaq e kaq vite. Shumë qytetarë më kanë shkruar dhe janë shprehur për gjendjen psikologjike të nxënësve pas marrjes së notës.

A ka ndonjë përgjegjësi Ministria e Arsimit për këtë?

Le ta lëmë mënjanë aspektin teknik të administrimit për të cilin është shkruar gjatë këto ditë.

Unë kam një kërkesë për Ministrinë e arsimit: Të marrë përgjegjësitë e këtij rezultati.

Së pari të shpallë në faqen e saj testin e maturës shtetërore të letërsisë sikundër ka ndodhur në vitet e mëparshme.

U bë viti i tretë që testi nuk del online.  Është detyrë e saj të vendosë testin pasi ai ka përfunduar në faqen e vet, që nxënësit ta krahasojnë testin me përgjigjet. Dhe jo vetëm. Testi nuk mund të jetë i fshehtë. Se nuk është objekt krimi.

Po kështu është detyrim i saj të rishikojë procesin e ankimit, pasi çdo nxënës ka të drejtën për ta verifikuar testin e tij. Fakti që vlerësimi i testit bëhet nga dy mësues, nuk e bën procesin e vlerësimit krejtësisht të besueshëm, kur njohim nivelin e mësuesve dhe natyrën e letërsisë vetë si lëndë, e cila është edhe subjektive,

Nga ana tjetër Ministria duhet të rishohë me një komision të posaçëm nivelin e testit kombëtar. Plotëson ai standardet e një testi të standardizuar? Cili është grupi i punës që ka punuar me të? Si qëndron ai test në raport me çelësin e përgjigjeve?

Ministria e Arsimit duhet të veprojë shpejt dhe pa vonesë për të shmangur situatat depressive dhe psikologjike të shumë rasteve që rrjedhin nga ky proces problematik.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...