'Dëgjesa' e dytë/ Artistët refuzojnë Veliajn: S’bëhemi pjesë e farsës

Hënë, 25 June 2018 10:11

Erion Veliaj mendon se mund t’i përdorë artistët në funksion të propagandës së tij. Me një ftesë gjoja për një degjesë të dytë ai i ka ftuar për ‘diskutimin’ e radhës në lidhje me debatin e shembjes ose jo të godinës së Teatrit Kombëtar.

Dy sindikatat e artistëve, sindikata e artistëve të skenës dhe ekranit (SASE) dhe sindikata e pavarur e artistëve të teatrit kombëtar (SPATK) kanë sqaruar se nuk marrin pjesë në këtë dëgjesë, të cilën e cilësojnë një farsë.

“I kujtojmë zotit Veliaj, se sindikatat e artistëve iu përgjigjën ftesës së tij të parë për dëgjesë dhe morën pjesë masivisht. Mbi 90% e folësve në atë dëgjesë u shprehën kundër ndërtimit të teatrit të ri, mbi truallin e teatrit të vjetër. Dy ditë më pas, z. Veliaj bëri një farsë, me nëpunës të shtetit dhe arkitektë e inxhinierë përfitues të fondeve, ku spikasnin drejtori i Institutit të Ndërtimit, ish-kryetari i diskredituar i Shoqatës së Arkitektëve dhe autorët e projektit “Turbina”. Asnjë zë kundër nuk ishte ftuar në atë dëgjesë. Z. Veliaj, u mundua ta shiste këtë si dëgjesë finale me këtë grup interesi. Tani z. Veliaj po mundohet të shesë farsën e radhës si mundësinë e sheshimit të divergjencave dhe arritjen e kompromisit final. Në këto kushte, sindikatat e artistëve refuzojnë të bëhen pjesë e farsës së radhës, rezultati i së cilës është paracaktuar nga organizatori dhe i bëjnë thirrje të gjithë artistëve, arkitektëve dhe qytetarëve të Tiranës ta bojkotojnë këtë farsë”, theksojnë sindikatat në deklaratën e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...