Mazhoranca mbyll mbledhjen/ PD: Krimi dhe droga po pengojnë integrimin

Hënë, 25 June 2018 10:34

Partia Demokratike ka protestuar sot  në Komisionin e Punës nëpërmjet deputetit Bardh Spahia. Komisioni drejtohej nga deputetja e PS, Elisa Spiropali, e cila ka tentuar ta pengojë Spahian të demaskojë qeverinë. Por, demokrati e ka marrë fjalën duke ngritur çështjen e integrimit të Shqipërisë, që po mbahet peng nga kjo qeveri dhe mazhorancë.

“Nuk ka integrim të Shqipërisë pa plotësuar kushtet, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa një reformë të vërtetë në drejtësi, që të mos mbrojë Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, të mos luftojë më të tëra forcat krimin, - tha Spahia në mes të zhurmës dhe tentativave të Spiropalit për ta ndalur. - Nuk mund të ketë integrim, kur dy ministra rendi njeri pas tjetrit janë të lidhur ngushtë dhe njihen si drejtues të trafikut të drogës."

Spiropali, në kushtet kur Spahia nuk e ka ndalur fjalën, ka njoftuar 5 minuta pushim dhe ka dalë nga salla duke marrë me vete, deputetët e mazhorancës.

Deputetën e opozitës nuk kanë lëvizur nga salla.  

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...