Në gjuhën tonë të bukur: shqip/QERPIKË DHE QEPALLA

Hënë, 25 June 2018 15:00

Nga Mehmet ELEZI

1.

Kaq shumë metafora për qerpikët e bukur. “Boll e bukur, qerpikë me rrema”, thuhet në një lirikë të Tropojës (qerpikëve të saj nuk u mjafton vetvetja: lëshojnë edhe degë)! Përkapje e përafërt në një këngë vlonjate. “Nën qerpik të syrit tënd/ Do të ulem, të pushoj”.

“Qerpik”vjen prej turqishtes. Nuk paska gjuhashqipe një fjalë të saj?

Ka disa.

“Pjekë(t)”. Femërore, shumës. Fjalë e burimit indoeuropian të shqipes (me pjekë «me takue»). E ka edhe fjalori i 2006-s.

Në Malsi të Madhe thuhet ashkë, ashkja e synit.Gazulli:“Ishte burrë qi mos me i vetue ashkja e synit”. Krahaso: nuk i dridhet qerpiku.E ka fjalori 2006. Ndryshe nga “pjekë-t”, këtë e kashenuar si fjalë “krahinore”.

Edhe ashkëz,prej ashkëme prapashtesë zogëluesez. Është në Fjalorin Etimologjik të K. Topallit. Del edhe në trajtën ashkël, sërish prej ashkë me prapashtësë zvogëluese l.S’i lot ashkla e synit- nuk i dridhet qerpiku.

“Ashkë”ështëme prejardhje latine (ashkël “bujashkë”, e njëjta). Latinizmat kanëhyrë nëgjuhën shqipe dy mijë vjet përpara, praktikisht merren si fjalë shqipe.
2.

Po“qepallë”? Krijohet përshtypja se është shqipe: qep, cep me prapashtesën allë.Jo. Ka prejardhje sllave. Prej klepalo.

Ashkë dhe ashkëz i gjejmë edhe në kuptimin qepallë.

Camaj: “…mbylli ashkëzën e syve me pjekët e veta…” (Dranja).

Koliqi, te përmbledhja me tregime Tregtar flamujsh:“Ai të qeshun nuk ia zbuste aspak ngurtësinë e ashkës së synit...”.

Shkrimtarë cilësorë dhe atdhetarë si Koliqi e Camaj i kanë përdorur këto fjalë të bukura nëveprat letrare. Fjalorët normativë,me ndonjë përjashtim,kanë qenë dyshues ose shpërfillës. Ani pse i ka gjuha e gjallë e popullit.

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 15:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...