Depozita e ujit Rama-Veliaj në sheshin “Skënderbej", nis përmbytjen e parë të Bibliotekës Kombëtare

Hënë, 25 June 2018 18:29
Në foto, depozitat e ujit në kohën e ndërtimit, të destinuara tashmë të shkatërrojnë librat në Bibliotekën Kombëtare Në foto, depozitat e ujit në kohën e ndërtimit, të destinuara tashmë të shkatërrojnë librat në Bibliotekën Kombëtare

Në vitin 2011, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nisi një projekt të çmendur shkatërrimi të sheshit “Skënderbej”, në kuadër të të cilit, forma e re idiote e këtij sheshi të vdekur do furnizohej me ujë edhe nga një depozitë e gjatë përbri anës lindore të sheshit. Ky projekt, prej të marrësh, krejt i paparë në vende të tjera të Europës, ngeli në mes e nuk u zbatua sepse Rama për fat të mirë humbi zgjedhjet vendore të majit 2011. Mirëpo deri këtë kohë, kishte mundur të prishte lulishtet historike pas shtatores së Skënderbeut, si dhe kishte ndërtuar depozitat e betonin përgjatë vijës ku sheshi ndahet me pallatin e kulturës. Sigurisht Rama as donte t’ia dinte se këto depozita uji janë vetëm pak metra larg vendit ku ruhen mijëra e mijëra libra e gazeta, pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare. Siç e ka për zakon ky anarkist e shkatërrimtar i lindur, kur i fiksohet një gjë (këtë rast një budallallëk me kosto shumë të lartë), e çon atë deri në fund me idiotësinë më të madhe. Depozitat e ujit, ishin menduar nga Rama për të hedhur ujin përpjetë në kohë vere, por tanimë po dëmtojnë kulturën tonë qysh në muaj të nxehtë.

Pas ardhjes në krye të bashkisë të zarit të Ramës, ErionVeliaj, pas estradave disamujore të “dëgjesave”, u zbatua tërësisht projekti i Ramës për sheshin “Skënderbej”, i cili bart shumë rreziqe për qytetin, por një prej dëmeve që vetëm sa ka dhënë shkëndijën e parë, është ai mbi Bibliotekën Kombëtare. Ironikisht, një ditë pas çmimit që i dhanë vetvetes Rama-Veliaj, depozitat e tyre nëntokësore, lëshuan ujin mbi librat e gazetat e Bibliotekës Kombëtare, mbi trashëgiminë kulturore të vendit, duke shkaktuar krimin e radhës. Kjo do jetë vetëm hera e parë, pasi ky problem nuk zgjidhet ndryshe: ose do ikë biblioteka, ose do shembet sheshi. Vetëm për këtë krim, duhet të ikin nga sytë këmbët, edhe Rama, edhe Veliaj.

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 19:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...