Euro rifillon rënien

Hënë, 25 June 2018 22:16

Në tregun valutor vendas euro është  në rënie. Blihet sot me 125.50 lekë dhe shitet me 126.50 lekë. Euro gradualisht po humbet fuqinë.

Dollari amerikan blihet me 107.70 lekë dhe shitet me 108.50 lekë. Priten nivele edhe më të ulta, në 107 lekë.

Paundi britanik ka humbur 1 lekë nga java e kaluar, blihet me 142.50 lekë dhe shitet me 143.50 lekë. Për këtë monedhë parashikohet rimëkëmbje drejt nivelit të e 143.30 lekë.

Rënia e euros erdhi pas një rritjeje të lehtë e cila zgjati shumë pak. Rritja e monedhës së përbashkët u ndihmua nga deklaratat e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se do të ndërhynin sërish në tregun valutor për të frenuar disi efektet e rënies sezonale.

Pasi arriti në 4 qershor në nivelin më të ulët në 10 vite, prej 141.27 lekë, euro u rrit me shpejtësi pas ndërhyrjes së jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë për blerje valute, duke arritur në 128.3 lekë në 11 qershor, teksa në treg u konstatuan luhatje të mëdha dhe agjencitë valutore rritën dukshëm marzhin e shitblerjes (nga 0.5 lekë në deri 2 lekë). Por, më pas euro filloi të binte sërish, si rrjedhojë e efekteve sezonale dhe ditët e fundit ka një lloj stabilizimi në nivelin e rreth 126 lekëve.

Aktorët e tregut pohojnë se në rast se nuk do të ketë ndërhyrje të tjera të Bankës së Shqipërisë tendenca sezonale do të jetë drejt forcimit të monedhës vendase, për shkak të efekteve sezonale, si ardhja e turistëve, që sa vjen e po shtohet, sidomos nga Kosova, pas mbarimit të Ramazanit javën e kaluar dhe prurjet e emigrantëve që intensifikohen në muajin gusht. Por nje tjeter faktor duket se po luan rol ne uljen e euros.

Por sekuestrimi i eurove së fundimi në Portin e Durrësit tregon se tregu po mbytet nga euro dhe ne kete rast ato jane paraja e zeze qe injektohet ne ekonomine vendase. Nje sasi u kap por te tjera duket se i kane shpetuar autoriteve ndaj edhe nje pergjigje te re per uljen e euros e gjetem.

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 22:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...