Eurot kontrabandë/ Biznesmeni edhe rrugë të tjera jashtë Shqipërisë

Hënë, 25 June 2018 18:41

Administratori i firmës, Edi Lika, i cili  kryer transportin e makinave ku ishin fshehur paratë eshte marre ne pyetje nga Policila e Durresit. Lika  ka deklaruar para Policisë se nuk kishte asnjë dijeni për prezencën e shumës së eurove të gjetura brenda tyre edhe pse Lika ka levizur ne kater muaj kater here ne Itali per te bere transport automjetesh.

Lika refuzon te tregoje emrin e biznesmenit per llogari te te cilit kish marre 7 makina “Toyota Yaris” ne dy prej te cilave u gjenden eurot e sekuestruara.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjesht transportin. Ishim kontraktuar nga biznesmenë kundrejt pagesës për të bërë transportin”, mësohet të jetë shprehur shkurtimisht Lika. Ndërsa ende mbetet mister se cili ka qenë biznesmeni nga Kosova që ka porositur 9 makinat, 7 prej të cilave “Toyota Yaris”.

Bashke me Liken policia ka shoqëruar dhe dy shoferët e trajlerit, Klevis Lika, 19 vjeç, i cili është dhe djali i pronarit të firmës dhe Agim Ceka, 61 vjeç.

Ata kanë deklaruar në Polici se nuk kanë lidhje me shumën e eurove pasi kanë kryer thjesht transportin e makinave, siç edhe kanë bërë në shumë raste të tjera. 19-vjeçari Lika rezulton se ka kryer një itinerar të tillë të paktën 4 herë nga periudha shkurt-qershor, për të transportuar makina nga Italia për në Shqipëri.

Kurse 61-vjeçari, nga verifikimi në sistemin TIMS, rezulton se ka kryer një proces të tillë dy herë. Policia po vijon hetimet për të zbuluar biznesmenin. Ndërkohë që makinat dhe shuma e eurove janë sekuestruar nga Prokuroria për llogari të hetimeve.

Për të shkuar tek emri i biznesmenit, Policia po kryen verifikimin e dokumentacionit të makinave për të parë se cili është personi apo firma, për llogari të të cilit është kryer blerja e automjeteve nga vendi ku janë nisur për t’u dërguar për qëllime tregtie në vendin tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...