Bibliotekën Kombëtare e shkatërroi dyshja Rama-Veliaj, katastrofa nuk erdhi për shkaqe natyrore

E mërkurë, 27 June 2018 19:46
Ilustrim për të parë idiotësinë e ndërtimit të sheshit dhe pozicioni ku janë librat në bibliotekë Ilustrim për të parë idiotësinë e ndërtimit të sheshit dhe pozicioni ku janë librat në bibliotekë

Më 10 qershor 2017, kryeministri Rama dhe vartësi i tij Erion Veliaj, përuruan sheshin e ri “Skënderbej”. Ata nuk morën asnjë element të traditës parasysh, por çuan në vend tekën e Ramës, një fiksim të tij, që vetëm prej i mençuri nuk mund të jetë. Shyqyr Zotit që nuk ngulën një kullë midis hotel “Tiranës” dhe Muzeut Historik Kombëtar, siç edhe donte Rama. Kur sheshi mbushi një vit nga përurimi, pikërisht ditën që Rama-Veliaj i dhanë vetes një çmim, ndodhi edhe “Titaniku” shqiptar, u ça dyshemeja e katit nëndhes të Bibliotekës Kombëtare dhe u zhytën librat në llucë e në ujë. Gjithë ky skandal që është tragjedi në fakt, nuk erdhi për shkaqe natyrore, siç po mundohet propaganda qeveritare ta mbulojë atë. Po ashtu çështja është faktor i jashtëm, tej perimetrit të Bibliotekës Kombëtare e jashtë çdo përgjegjësie të saj. Fajtori duhet gjetur te urbanistët popullore Rama e Veliaj. Kampionët e propagandës, zhurmaxhijtë Ram e Veliaj, këta amatorë qeverisës, që nuk lënë cep të orarit ditor pa shfrytëzuar për të nxjerrë në pah "arritjet" e pushtetit të tyre, deri më tani nuk kanë folur fare për hyrjen e ujit në Bibliotekën Kombëtare. Të dy këta të papërgjegjshëm janë autorët e shkatërrimit të kulturës e trashëgimisë sonë kombëtare. E bënë këtë në emër të një idiotësie, të një teke fëminore që kishte Edi Rama për të bërë një shesh nga çatia e një parkingu mediokër që i ngjitën qytetit për sëmundjen e tyre.As ia ndien Ramës kjo që ka ndodhur. As ia ndien Erion Veliajt kjo sepse as njëri e as tjetri nuk kanë punë me librin prej vitesh. Veliaj jo e jo, por të paktën Rama në kohën e rinisë, mund të ketë qenë në bibliotekë. Kësisoj faji duhet kërkuar vetëm te dyshja Rama-Veliaj e askund tjetër. këta janë shkatërrimtarët e Tiranës. Nga depozitat nëntokësore të ujit që janë fare afër vendit ku qëndrojnë librat, gazetat e revistat, ka ardhur me presion të lartë uji që ka sjellë dëmtimin e librave. Së paku Rama duhet të ndryshoi titullin që i dha vetes e të lidhet ky me shkatërrimin e librave.

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 19:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...