Ndërhyrjet nga BSH stabilizojnë euron; Ja çfarë po ndodh

E mërkurë, 27 June 2018 15:19

Euro ka vijuar që të rritet në tregun e brendshëm edhe pse me ritme tepër të ulëta. Një euro është këmbyer sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 126.06 lekë, rreth 0.08 pikë më shumë se një ditë më parë.

Aktorët e tregut (agjenci valutore dhe banka) thanë se ky stabilizim i euros në tregun e brendshëm lidhet me ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë. Sipas tyre, Banka e Shqipërisë ndërhyri javën e shkuar duke blerë valutë në disa nga bankat e nivelit të dytë me një çmim më të lartë se tregu. Këto ndërhyrje u bënë gjatë të martës, të mërkurës dhe të enjtes, ndërsa të premten u arrit që të stabilizohej niveli i këmbimit. Sipas aktorëve të tregut Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur që të bëjë këtë ndërhyrje në tregun e këmbimit valutor nëpërmjet katër bankave të nivelit të dytë dhe dy zyrave të këmbimit valutor.

Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar se do të ishte aktive në tregun valutor për të frenuar rënine e euros. Ndërhyrjet e Bankës në fillim të qershorit, pasi euro zbriti në 124.1 lekë e rritën përkohësisht monedhën e përbashkët deri në 128 lekë brenda pak ditëve, por më pas euro u dobësua sërish si rrjedhojë e ofertës së lartë të valutës. Gjithsesi, ndërhyrjet e vazhdueshme kanë arritur të stabilizojnë euron në nivelin e rreth 126 lekëve javën e fundit.

Ekspertët presin që euro të jetë e dobët për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me prurjet e turistëve dhe të emigrantëve.

Për sa i përket dollarit amerikan, ai është forcuar sot në tregun vendas duke u këmbyer në nivelin e 108.27 lekëve. Forcimi i dollarit ka reflektuar pozitën e tij në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e gjelbër ka fituar pikë ndaj euros.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...