Veliaj po fsheh skandalin/ Shiu zhduku arkivën dhe regjistrat e gjendjes civile

E mërkurë, 27 June 2018 17:45

Bashka e Tiranës, po mban të fshehur skandalin e përmbytjes së katit përdhesë të godinës. Katër ditë pas shiut 15 minutësh që solli përmbytjen fillimisht të “Sheshit Skënderbej” dhe më pas të Bibliotekës dhe Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku dhe styafi i tij nuk japin asnjë informacion mbi dëmin e shkaktuar.

55news.al mëson se përmbytja ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm në dokumentat arkivorë të Bashkisë në vite. Gjithashtu uji që ka hyrë në ambjentete  brendshme ka prekur edhe regjistrat e Gjendjes Civile.

Burime nga brenda stafit të bashkisë i thanë 55news.al se një pjesë e madhe e dokumentave dhe regjistrave janë të parikuperushme për shkak të lagies nga uji i vrullshëm që përmbyti zyrat e katit përdhesë.

Madje kryebashkiaku Veliaj ka urdhëruar masa disiplinore për ata persona që publikuan fotot dhe videot në disa portale.

bashkia.jpeg

(Foto se si thahen dokumentet e lagura)

Ajo që është shqetësuese mbetet fakti se nga njëra anë bashkia po e fsheh këtë skandal dhe në anën tjetër nuk ka reagim të organit të akuzës.

Përsa i përket shkakut të përmbytjes, ekspertët kanë dalë në përfundimin se janë  punimet pa kriter në “Sheshin Shkënderbej”.

Në projektin Veliaj-Rama për sheshin, ngjitur me godinën e Teatrit të Operas dhe Xhamisë është vendosur depozita e mbledhjes së shiut që më pas përdoret për të furnizuar shatërvanet mbi shesh. Gjitahhstu punime pa kriter dhe të pastudiuara janë bërë edhe me kolektorët.

Pas shiut, skuadrat e Zjarrfikëses dhe  UKT-së u angazhuan për të tërhequr ujin nga ambientet e brendshme të bashkisë.

bashkiatiranepermbytje2.jpgbashkiatiranepermbytje4.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 18:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...