×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

TAP ka kryer 19 kalime lumenjsh në Shqipëri  

E mërkurë, 27 June 2018 17:50

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri ka kryer tashmë 19 kalime lumenjsh. Tubacioni është kaluar poshtë shtratit të lumenjve, deri në 15 metra thellësi, duke shmangur ndikimet në faunën dhe florën e luginave.

Që në fazën e projektimit të gjurmës, duke ditur paraprakisht që tubacioni kryqëzohet me 19 lumenj dhe 8 kanale kullimi, TAP identifikoi terrenin e thyer malor dhe kalimet e lumenjve të gjerë si sfidat kryesore të ndërtimit në Shqipëri.

Lumi Seman dhe lumi Osum janë dy lumenjtë kryesorë të cilën kryqëzohen disa herë ngaTAP. Lumi Seman (me gjatësi 281 km dhe me gjerësi deri në 200 m) është kaluar 2 herë ndërsa lumi Osum (me gjatësi 161 km) është kaluar 12 herë. Kalimi i tubacionit me gjatësi më të madhe është kryer nën lumin Osum, pranë Çorovodës, ku lumi është është 1.3 km i gjerë. Punimet për kalimin e tubacionit nën shtratin e lumenjve janë kryer disa qindra-metra larg nga secili breg i lumit.

TAP ka përdorur teknologjinë e mikro-tunelit për pesë nga kalimet më të gjata dhe më komplekse në lumin Osum. Një makineri për hapjen e tunelit kryen gërmime poshtë shtratit të lumit ndjekur nga vendosja e segmenteve prej betoni. Pas këtij hapi, tubat e salduar kalohen përmes tunelit.

TAP ka realizuar kalimin e dy segmenteve më të gjatë në lumin Seman duke aplikuar Shpimin Horizontal të Drejtuar (HDD). Kjo metodë përdor sonda progresive për të gërmuar poshtë shtratit të lumit. Më tej tubi i salduar tërhiqet dhe kalon përmes tunelit të
hapur.

Gjatë kryqëzimeve me rrjedha uji apo kanale më të vogla janë hapur tunele nëntokësore duke bërë të mundur që të mos mos ndikohet rrjedha apo ekosistemi. Për kalimin e lumenjve TAP ka ndjekur standardet më të larta ndërkombëtare dhe ka aplikuar teknologjinë më të fundit, sikurse në të gjithë procesin e ndërtimit të gazsjellësit. Të gjith kalimet e lumenjve janë realizuar nën vëzhgimin e ekspertëve mjedisorë të TAP dhe kontraktorëve të TAP.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...