Raporti Vjetor i Drogave: Shqipëria sërish rekord në botë për përdorimin e kokainës

E Enjte, 28 June 2018 08:08

Shqipëria, së bashku me Australinë janë dy vendet që kanë përdorimin më të lartë të kokainës në botë, sipas të dhënave të përditësuara në Raportin Vjetor të Drogave 2018, të publikuar së fundmi nga Kombet e Bashkuara, që i referohet kryesisht të dhënave të vitit 2016.
Vendi ynë ka një prevalencë të përdorimit të kokainës prej 2.5%, për grupmoshën midis 15 dhe 64 vjeç (prevalenca nënkupton që një individ e ka përdorur kokainën të paktën një herë gjatë jetës). Të dhënat janë marrë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe pyetësorët e Raportit Vjetor (AQR).
Ndryshe nga renditja e vitit të kaluar, kur Shqipëria kryesonte e vetme, këtë vit në të njëjtin nivel me ne është dhe përdorimi i kokainës në Australi (në raportin e një viti më parë Australia e kishte prevalencën 2.1%). Më pas renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës (2.4) dhe Mbretëria e Bashkuar (2.3). Kolumbia, ndonëse një nga prodhuesit kryesorë në botë, ka një prevalencë më të ulët sesa 1%.
Në rajon, përdorimi i kokainës është shumë më i ulët. Bosnja e ka prevalencën 0.63%,  Kroacia 0.8%, në Mal të Zi arrin në 0.6%, në Serbi vetëm 0.1% dhe në Maqedoni maksimumi 0.65%.
Ndryshe nga kokaina, shqiptarët nuk “shquhen” për konsum të kanabisit. Prevalenca e përdorimit të kësaj bime, që të paktën në 2016-n u kultivua masivisht tek ne, ishte 5.6% për grupmoshën midis 15 dhe 65 vjeç. Në botë, rekordin për përdorimin e kanabisit e mban Izraeli, me një prevalencë prej 27%. Më pas vijnë SHBA me 17%, Kili me 15%.
Përdoruesi më i madh i kanabisit në rajon është Kroacia me 7.9%, Mali i Zi e ka prevalencën maksimumi 2.5%, Bosnja, maksimumi 3%, Serbia 1.6%, Maqedonia 1.58%. Në Itali ky tregues është 9.2%.
Shqipëria ka një përdorim të lartë edhe të qetësuesve dhe sedativëve, me prevalencë prej 8.5%, sipas të dhënave në raport, ndërsa mesatarja pjesës më të madhe të shteteve është nën 5%. Gjithsesi, rekordin në rajon e mban Kroacia, me 17.3%, ndërsa në botë kryeson Çekia me 19.5%.
Raporti Vjetor i Drogave 2018 e rendit Shqipërinë, si një ndër vendet më të përmendura për trafikun ndërkombëtar të barit të kanabisit, së bashku me Holandën të ndjekura në distancë nga Çekia, sipas raportit vjetor të Drogave 2018, të sapopublikuar nga UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet).
Ndërsa në hartën globale, Shqipëria është e përfshirë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia, me origjinë nga Afganistani, që kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohen Europës Perëndimore. Bullgaria është një tjetër shtet që përfshihet në këtë gjurmë

Modifikuar më E Enjte, 28 June 2018 08:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...