Raporti i ERRU: Familjet konsumojnë më pak por paguajnë më shumë

E Enjte, 28 June 2018 08:10

Vetëm 68.3 për qind e ujit që faturohet bëhet përmes matjes së saktë për pjesën tjetër aplikohet aforfeja. Në raportin e performancës për vitin e kaluar publikuar këtë qershor Enti Rregullator I Ujit (ERRU) vlerëson se ky nivel matjeje mbetet relativisht i ulët. Në disa raste niveli i instalimit të matësve është shumë i ulët dhe një rol në këtë pjesë ka pasur edhe reforma territorial dhe zmadhimi i hapësirës që duhet të mbulojnë ujësjellësit me shërbim.

“Duke pasur parasysh riorganizimin e shoqërive me ndarjen e re administrative, aktualisht asnjë shoqëri UK nuk i ka të pajisur 100% të konsumatorëve me matës, madje në disa shoqëri ky tregues është në nivelin nën 10%” thuhet në raport.

Nga ana tjetër lidhur me faturimin aforfe, Enti nënvizon se shumica e konsumatorëve paguajnë më shumë sesa konsumojnë dhe se rastet e shtëpive private me konsum më të lartë sesa faturohen përmes aforfesë janë më të pakta. “Konsumatorët duhet të paguajnë për sasinë reale të ujit të konsumuar prej tyre. Pjesa e konsumatorëve që paguajnë për sasi uji pa matje (aforfe 150 litra/ditë/banor) nuk është korrekte dhe mbart në vetvete padrejtësi dhe abuzim. Kjo për faktin se shumica e konsumatorëve familjarë konsumojnë nën këtë normë të presupozuar, ndërkohë që një pjesë e tyre konsumojnë shumë më tepër për ujitje (shtëpia private dhe zona rurale)” vijon raporti.

Enti nënvizon se aforfeja u leverdis financiarisht ujësjellësve pra marrin më shumë para sesa uji që është konsumuar edhe pse në disa raste nga ana tjetër stimulohet konsumi më të lartë.

“Në disa raste shoqërive u vjen përshtat financiarisht faturimi aforfe, por kjo shpeshherë stimulon mbikonsum të ujit në zona të caktuara duke cenuar cilësinë e shërbimit (orët e furnizimit dhe presionet) në zonat shpërndarëse mbas tyre sidomos gjatë stinës së nxehtë. Pajisja 100% me ujëmatës në të gjithë komponentët kyç të sistemeve të furnizimit me ujë duhet të jetë prioritet bazë i shoqërive UK dhe i mundësisë të financimit të tyre nga qeveria qendrore.

Shoqëritë UK për vitin 2017 kanë raportuar instalimin e 63 820 ujëmatëseve më shumë krahasuar me vitin 2016, por akoma sektori është larg objektivit për të pajisur 100% të konsumatorëve me matësa” vlerëson Enti Rregullator i Ujit.

Modifikuar më E Enjte, 28 June 2018 08:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...