Tendera në “tavolinë” – APP gjobit 110 punonjës, shkelje në 20 procedura prokurimi

E Enjte, 28 June 2018 15:50

110 punonjës janë gjobitur nga Agjencia e Prokurimit Publik, pasi janë gjetur në shkelje të dispozitave ligjore të prokurimit. APP ka ndërmarrë një hetim administrativ në fokus të të cilit ishin 20 procedura prokurimi të kryera me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, zhvilluar nga 20 institucione të ndryshme. Ky dikaster ka konstatuar një sërë shkeljesh të kryera, duke filluar me përzgjedhjen e kësaj procedure në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu, rezulton se autoritet kontraktore e arsyetojnë kryerjen e këtyre lloj procedurave me faktin se ndodhen në kushte të nevojës ekstreme, por më së shumti nuk i justifikojnë rrethanat që i kanë çuar në pamundësi për të planifikuar në kohë nevojat e tyre.

Po ashtu, në 3 raste është konstatuar se kjo lloj procedure është përdorur si shtesë kontrate për punë publike që nuk kanë qenë të përfshira në kontratën fillestare. Gjithashtu, në procedurat e verifikuara është evidentuar gjerësisht mungesa e argumentimit të kritereve të veçanta të pranimit dhe përcaktimi i kritereve jo në raport me natyrën dhe përmasat e kontratës.

Sipas legjislacionit, shkeljet administrative të kryera në këto raste gjobiten me vlera 50-100 mije lekë, ndërkohë që për 12 punonjës APP ka propozuar edhe marrjen e masës disiplinore. Paralelisht me këtë raport, kryetarja e Komisionit të Prokurimit Publik ka prezantuar në parlament raportin vjetor për 2017-ën, sipas të cilit janë depozituar në total 1099 ankesa.

Më herët, gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, deputetët kërkuan që ankesat të mos pasqyrohen thjesht si shifra, por të analizohen dhe mbi bazën e tyre të nxirren rekomandime apo procedura të unifikuara në të gjitha hallkat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...