“Tirana Approach” – Projekti BSH për kredimarrësit e mëdhenj

E Enjte, 28 June 2018 15:54

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projekt të ri për zgjidhjen e çështjes së kredimarrësve të mëdhenj me probleme, që kanë ekspozime në disa banka të sistemit. Projekti, i paralajmëruar që vitin e kaluar si “Qasja e Tiranës” apo “Tirana Approach”, parashikon ngritjen e një platforme të përbashkët mes bankave, për trajtimin e këtyre rasteve.

Projekti parashikon që trajtimi i përbashkët i këtyre rasteve nga bankat të marrë formë të detyrueshme, ndërkohë që më parë kjo bëhej në bashkëpunim mes bankave, por pa një mekanizëm që ta rregullonte ligjërisht këtë proces.

Rregullorja e Bankës së Shqipërisë parashikon angazhimin e detyrueshëm të të gjitha bankave në këtë platformë të përbashkët dhe të drejtën e autoritetit mbikëqyrës për të marrë sanksione ndaj bankave jo bashkëpunuese.

Çështja e kredimarrësve të mëdhenj, me ekspozime në disa banka, ka qenë një ndër pikat kryesore të strategjisë për uljen e raportit të kredive me probleme. Një pjesë e rasteve janë zgjidhur me ristrukturim, një pjesë me marrjen në pronësi të aseteve nga bankat kredituese, ndërsa një pjesë e kreditorëve të këqij janë dërguar në proces falimenti.

Platforma “Tirana Approach” do të synojë kryesisht të çojë drejt zgjidhjes rastet e mbetura, që sipas të dhënave jozyrtare nga Banka e Shqipërisë janë më pak se dhjetë. Rregullorja e propozuar nga Banka e Shqipërisë iu është dërguar për konsultim bankave tregtare dhe pritet të miratohet brenda muajit shtator.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme gjatë gjysmës së parë të këtij viti është stabilizuar pranë nivelit 13.5%, ndërsa objektivat operacionale janë për ta ulur pranë nivelit 10% deri në fund të vitit 2018.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...