QKB: Bizneset afat deri më 31 korrik për të dorëzuar bilancet e vitit 2017

Premte, 29 June 2018 08:26

Qendra Kombëtare e Biznesit njoftoi se të gjithë bizneset që janë të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatimfitmi duhet të depozitojnë pranë saj bilancin dhe raportin e auditit sipas parashikimeve në ligj deri në datë 31 korrik 2018. Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi ligjor QKB-së i lind e drejta që të gjobisë bizneset 15 000 lekë ndërkohë që saktëson se depozitimi i dokumenteve mund të bëhet vetëm online përmes sistemit e albania dhe individi aplikues duhet të ketë kartën e identitetit.

Shërbimi për këtë kryhet pa pagesë ndërkohë që subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit do të vijojnë që të kryejnë aplikimet përmes sporteleve të QKB.

“Të nderuar subjekte tregtare,

Mbështetur në ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit” i ndryshuar, neni 43, pika (a) subjektet që kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e tyre është e detyrueshme, detyrohen në çdo rast t’i depozitojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar.

Detyrimin për depozitimin e dokumenteve të sipërcituara e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të dorëzojnë pranë QKB-së:

Pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF;

Raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme);

Vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesave ligjore).

Afati i fundit i dorëzimit është data 31 Korrik 2018

Nëse një subjekt nuk përmbush këtë detyrim, brenda afatit ligjor të përcaktuar në ligjin nr.9723 datë 3.5.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, atëherë QKB, së bashku me zbatimin e sanksionit të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të këtij ligji, vepron në përputhje me parashikimet e shkronjës “ë”, të nenit 54, të këtij ligji.

Mënyra e depozitimit:

Depozitimi i dokumenteve të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit;

Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF, ku cdo dokument të ngarkohet si një dokument i vetëm;

Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike;

Shërbimi ofrohet pa pagesë.

BËJNË PËRJASHTIM SUBJEKTET ME ADMINISTRATOR TË HUAJ DHE SHOQËRITË E KURSIM KREDITIT, APLIKIMET E TË CILËVE DO TË VIJOJNË TË KRYHEN VETËM NË SPORTELET E SHËRBIMIT TË QKB-SË.

Login to post comments

Lajmet e fundit

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Politikë

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar...

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

Politikë

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

  Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta e mbrëmjes së sotme ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se...

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

Politikë

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

  43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi).  Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të...