Auditimi i bashkive – KLSH: Zbatimi i rekomandimeve, i ulët. Në 23 njësi, vetëm 40%

Premte, 29 June 2018 08:28

Njësitë vendore në vend nuk zbatojnë rekomandimet që dalin nga auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Drejtorja e përgjithshme pranë KLSH, Manjola Naço theksoi se vetëm gjatë 9 muajve të fundit pas auditimit 23 bashkive u janë lënë 332 masa organizative nga të cilat janë zbatuar vetëm 136 prej tyre. Sipas Naços, faktori kryesor është moskuptimi i rolit që ka Auditimi.

“Në harkun kohor të 9 muajve nga 332 masa organizative të pranuara nga këto njësi, vetëm 136 masa rezultojnë të zbatuara. Nuk flasim për bashki të cilat kanë dhe nivel zbatueshmërie zero apo një osë dy rekomandime krahasuar me një numër nga 15 deri në 20 rekomandime të lëna nga auditimet e KLSH, e theksoj, vetëm masa organizative që ndikojnë në përmirësimin e proceseve. Faktori kryesor për këtë, gjykojmë ne, është moskuptimi i rolit që ka auditimi. Këtu nuk flas vetëm për auditimin e jashtëm, por i referohem edhe auditimit të brendshëm”, u shpreh Naço.

Më tej Naço shtoi se disa prej risqeve sistematike të konstatuara gjatë auditimeve në njësitë vendore janë nivele të larta të detyrimeve të prapambetura, një administrim jo i kujdesshëm ndaj pasurive në pronësi të pushtetit vendor po ashtu edhe për realizimin e shpenzimeve për investimet.

“Nivelet të larta të detyrimeve të prapambetura, proces që nuk konstatojmë që ka qasjen dhe vendimmarrjen e duhur nga pushteti vendor. Nuk po arrihet të kuptohet se çfarë kolapsi mund të fusin këto detyrime në qeverisjen vendore. Mungesa e vëmendjes për një administrim të kujdesshëm të pasurive në pronësi të pushtetit vendor, e shoqëruar me politika të dështuara në mbledhjen e tatimeve taksave në territorin që mbulojnë, niveli i të ardhurave që sigurojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore, nuk po sheh një trend rritës të qëndrueshëm”, tha Naço.

Lidhur zbutjen e kësaj problematike po zbatohet në 61 bashkitë, projekti STAR ll, i financuar nga ndërkombëtarët. Ky projekt do të shtrihet në periudhën Qershor–Nëntor 2018 dhe pritet pritet të asistojë në njohjen e procedurave të auditimit të KLSH nga bashkitë për të rritur nivelin e zbatueshmërisë së rekomandimeve.

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 19:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Politikë

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’. Po ashtu...

Arkitekti suedez: Projekti për Butrintit, rrezikon ta dëmtojë peisazhin historik

Politikë

Arkitekti suedez: Projekti për Butrintit, rrezikon ta dëmtojë peisazhin historik

  Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore janë të shqetësuar për projekti japonez në parkun e Butrintit, pasi sipas tyre, dëmton peizashin historik dhe për këtë ka cituar letrën e dy...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Mos më pyesni për çështjet e drejtësisë

Politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Mos më pyesni për çështjet e drejtësisë

  Para nisjes së seancës plenare, gazetarët u kanë vënë mikrofonët mimnistrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste në oborrin e Kuvendit për t’i pyetur rreth arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj, i...