Prishja e Teatrit/ Reagon për herë të parë Adi Krasta, i kujton Veliajt të sharat e Ramës

Premte, 29 June 2018 17:59

Zërave kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar i është bashkuar edhe Adi Krasta. Pavarësisht njoftimit për arritjen e një marrëveshje për teatrin e ri nga kryebashkiaku Veliaj, ka ende artistë, aktivistë e personalitete që shprehen kundër këtij vendimi.

Në një status në Facebook, Krasta shkruan se përpost vendimit ajo që të fyen më shumë është “mungesa e sinqeritetit e veshur me harbuteri pushteti e ketij grupimi per te realizuar ate per te cilen tjeterkund e kohe me pare e kane firmosur, ne emer te haraçeve , babezise, delirit apo hakmarrjes e qe pa asnje dyshim nuk lidhet me pervuajtjen e mungeses se nje teatri”. Përveç kësaj gazetari jep edhe dy arsye të tjera.

Statusi i plotë

Ne rrethanat kur duket se qeveria dhe vizionari i vetem i saj dhe i Tiranes, bashke me te zellshmit e DEAL – ve, e kane marre vendimin per prishjen e ndertesave se Teatrit Kombetar ( Trashegimi Kulturore), ajo cfare te fyen me shume eshtë:

Mungesa e sinqeritetit e veshur me harbuteri pushteti e ketij grupimi per te realizuar ate per te cilen tjeterkund e kohe me pare e kane firmosur, ne emer te haraçeve , babezise, delirit apo hakmarrjes e qe pa asnje dyshim nuk lidhet me pervuajtjen e mungeses se nje teatri. Teatri mund te ndertohet i bukur e modern kudo tjeter ku nuk demtohet trashegimia, kujtesa e sensibiliteti, qoftë edhe i nje pakice . Shumica qe vendos me vote politike eshte vetshpallur sot si asnjehere edhe si njohese e arkitektures edhe si njohese e urbanistikes edhe si njohese e aktrimit ( sidomos aktrimit ) dhe me arrogancen e padijes vulos dhe cfare eshte vlere e cfare jo per kete vend.
Paligjshmeria apo shembja e paturpshme e cdo ligji qe lejon nje tjeter SHEMBJE. Ate te Trashegimise. Nuk eshte hera e pare. Kete fat pati Stadiumi Qemal Stafa e kete fat (nese cmenden krejt) do kete shume shpejt Muzeu Kombetar e Galeria Kombetare.
Propaganda e neveritshme qe po mpin reagimin edhe kur te mbyt me makinerine e “ fake news ” rilindas-gjoja-leftist edhe kur te shan nga nena e nga “robtë “
Nje qeveri qe ngriti bunkere betoni si muze ne mes te Tiranes, mund te shnderroje ne muze nje teater kombetar – trashegimi kulturore , ne emer te frymeve qe e mbajten gjalle. Nje qeverie te (pa)pergjegjshme dikush mund t’i kujtoje se Londra eshte e mbushur me ndertesa teatrosh te vjeter qe ndoshta nuk hyne as ne listen e trashegimise se ligjeruar e qe ju bien catite ne mes te shfaqjve e perseri nuk shemben ne emer te rrembimit te territorit. Teatrot e rinj jane ndertuar modeste me perkushtim te sinqerte politikash kulturore e me donacione dashamiresish. Jo poshte kullave e jo brenda tyre

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 18:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...