"Më mirë në burg në Itali sesa pa bukë për 3 fëmijët e mi"

Saturday, 30 June 2018 17:02

Historia e shqiptarit Milto Dosi 45 vjec prej disa ditësh është në vëmendjen e mediave italiane në kufijtë e habisë mbi kërkesën e tij të pazakontë.

"Më mirë në burg se sa pa bukë për 3 fëmijët e mitur", thotë Milto Dosi 45 vjec, i cili është dënuar më 2012 nga drejtësia italiane me 3 vite burg për trafik lëndësh narkotike. 

Pas kryerjes së 2 viteve burgim më vitin 2014 vjen për të kërkesa e riatdhesimit për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri, Por në dekretin e dëbimit të tij në atdhe ishte përfshirë dhe detyrimi i moshyrjes për 10 vite në territorin italian.

Në Shqipëri Milto Dosi nisi të punoj për të mbajtur familjen e tij me 3 fëmijë të mitur. Punësohet si kamionist në një shoqëri transporti por në çdo udhëtim pune jashtë kufirit shqiptar ai ndeshet me urdhërin e 10 vite dëbim larg territorit italian i cili përfshin të gjitha vendet e Shengenit.

"Jam përpjekur të punoj si kamionist në Shqipëri por kur udhëtoja në vendet si Gjermani, Austri, Francë etj në kontrollin kufitar më shfaqej urdhëri i dëbimit në Itali e më kthenin pas", thotë Mitro Dosi.

Prej 2014 e deri më sot ai ka luftuar me situatën e vështirë ekonomike të familjes së tij në Shqipëri e rënduar dhe nga ky dekret dëbimi që nuk e lejon të punoj e të udhëtoj për punë në vendet e tjera të europës.

Për mediat italiane Milto Dosi rrëfen se pas konsultimit me avokaten e tij shqiptare vendosi të kërkoj që vitin mbetur të dënimit me burg ta kryej në Itali e pas kthimit në gjëndje të lirë t'i hiqet dhe urdhëri 10 vjecar i dëbimit nga territori italian . "Më mirë në burg se sa i papunë e pa bukë në Shëipëi", shprehet ai.

Milto Dosi ka mbërritur pak ditë më parë me traget në Itali e në Policinë e Pesaros ka prezantuar kërkesën e tij për t'u rikthyer në burg. Deri në pritjen e një vendimi përfundimtar ndaj rastit të tij, Gjykata e Pesaros e kë vënë nën urdhërin e arrestit shtëpiak.

Avokatja e Milto Dosit deklaron gjithashtu se në rastin e tij është shkelur dhe neni i 19 i testit unik të emigracionit i cili ndalon dëbimin e largimin nga kufijtë për të afërmit deri në shkallë të dytë të qytetarëve italianë. 

Milto Dosi ka në Itali një vëlla që është shtetas italian e pra nuk mund të dëbohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...