Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka cilësuar qershorin si muajin e pikut të skandaleve të qeverisë Rama. Droga, ministra të përfshirë, teatri, vrasje (vetvrasje), shkruan Manjani në një postim në profilin e tij në “ Facebook”. Nga të gjitha skandalet më i rëndi për ish- ministrin e drejtësisë është krye-rrena e hapjes së negociatave.
Postimi i plotë:
Skandale pa fund..
—————
Qershori ishte muaji i pikut të skandaleve të qeverisë moniste në fuqi!
Thuajse çdo ditë pamë nga një skandal.
Sa herë hapin gojën për të folur, vetëm skandale nxjerrin. Rrena po e po, por ato nuk po i rendisim...
Akoma nuk kanë mbushur vitin dhe duket sikur kanë 20 vite në pushtet. Droga, ministra të perfshirë, teatri, vrasje (vetveasje), etj etj...
Po “top skandali” i shoqëruar nga krye-rrena e hapjes së negociatave, ishte më e bukura!
Halicunante!
Spektakolare!.
Qesharake sa më ska!
Por edhe e hidhur gjer në palcë!
Skandalet vazhdojnë.
Ne rrimë e dëgjojmë! Ideale për çdo sundimtar...