Dëmet në sigurime – Në rënie edhe për pesëmujorin e 2018

Diel, 01 July 2018 12:56

Vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve ishte në rënie për pesëmujorin e këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për katër muajt e parë të vitit dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve ranë me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e dëmeve të paguara lidhet kryesisht me katër klasa sigurimi, kartonin jeshil, sigurimin e sëmundjeve, atë të aksidenteve dhe dëmtimet në pronë. Ndërkohë, sigurimi i brendshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta vazhdon të jetë produkti që sjell më shumë në sigurime, me 46% të totalit. Për pesë muajt e parë të këtij viti, dëmet në këtë klasë u rritën me afro 22%.

Ndërkohë, ecuria e tregut për sa i takon primeve të arkëtuara është e dobët edhe këtë vit. Për pesë muajt e parë, primet e shkruara bruto u rritën me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregu i sigurimit të jetës është në rënie me 5.3%, ndërsa i segmenti i jo-jetës ka regjistruar një rritje modeste me 3.6%. Tregu ka vazhduar të mbështetet në masën dërrmuese te sigurimet e detyrueshme. Në segmentin e jo-jetës, pesha e sigurimeve të detyrueshme motorrike është sa 65% të totalit, çka dëshmon se industria e sigurimeve ngelet e varur kryesisht nga këto produkte. Nuk bën shumë përjashtim as sigurimi i jetës, ku 64% e primeve arkëtohen nga sigurimi i jetës së kredimarrësve, produkt ky që është i detyrueshëm si kërkesë e bankave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...