×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Institucionet financiare – Kreditë me probleme, më të ulëta se bankat

Hënë, 02 July 2018 15:14

Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jo banka ishte 12% në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues ngeli i qëndrueshëm edhe për vitin e kaluar.

Raporti i kredive me probleme ishte pothuajse në të njëjtin nivel krahasuar me një vit më parë dhe ngelet më i ulët në raport me sistemin bankar. Ndryshe nga sistemi bankar, institucionet financiare jo banka kanë një ritëm më të lartë të rritjes së portofolit të kredisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë së këtyre institucioneve u rrit me 16% gjatë vitit të kaluar.

Rritja e kredisë së re ndihmon në mbajtjen nën kontroll të raportit të kredive me probleme, që historikisht për institucionet financiare jo banka ka qenë më i ulët. Kjo lidhet kryesisht me tipologjinë e produkteve. Institucionet financiare jo banka japin kredi mesatarisht më të vogla krahasuar me bankat, të adresuara kryesisht te individët dhe bizneset e vegjël dhe mikro. Kjo iu mundëson një shpërndarje më të mirë të rrezikut kreditor.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për vitin e kaluar fitimi i institucioneve financiare jo banka arriti në rreth 1.16 miliardë lekë, në rënie të lehtë krahasuar me vitin 2016.

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 16:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...