Rreziku kryesor i Brexit – Bankat nuk janë përgatitur ende për Marsin 2019

Hënë, 02 July 2018 15:19

Shqetësimet e bankave për Brexit ka qenë tema kryesore e një sondazhi të sektorit të shërbimeve financiare të Britanisë, pavarësisht se ndjesia e bizneseve është stabilizuar në tremujorin e dytë dhe rekrutimet janë përshpejtuar.

Sondazhi i Konfederatës së Industrisë Britanike dhe PwC ka anketuar firma në të gjithë sektorin financiar të Britanisë dhe ka zbuluar se 1/3-ta e bankave nuk kanë besim se do të zbatohen të gjithë planet e Brexit deri në Mars të vitit që vjen.

Huadhënësit ishin gjithashtu të shqetësuar për statusin e kontratave përtej kufijve gjatë periudhës së tranzicionit që përfundon në vitin 2020. Marrëveshja për tranzicionin që nis në Mars 2019, nuk është ratifikuar ende në mënyrë që t’i japë firmave financiare siguri ligjore.

Marrëdhënia e ardhshme mes Britanisë dhe Bashkimit Europian për shërbimet financiare, që është sektori më i rëndësishëm ekonomik i Britanisë, nuk është rënë dakord ende. Mungesa e qartësive ka bërë që bankat dhe kompanitë e sigurimeve të themelojnë qendra në Europë.

Konfederata e Industrisë Britanike bëri të ditur se kanë kaluar 3 vite që nuk shihet ndonjë përmirësim i dukshëm në ndjesinë e firmave të shërbimeve financiare. “Në mënyrë që sektori të vazhdojë të thithë investime dhe krijojë vende pune pas Brexit, Qeveria duhet të arrijë një marrëveshje unike me Brukselin”, deklaron CBI. Rekrutimet janë rritur për tremujorin e dytë radhazi dhe investimet në teknologjinë e informacionit pritet të rriten me normën më të shpejtë në 3 vite, nxitur nga shërbimet dhe rregulloret e reja, sipas sondazhit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...