×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vdekja e shoferit të Xhafajt, dëshmojnë familjarët: Nuk vumë re shqetësime

Hënë, 02 July 2018 15:51

2 ditë pas vetëvrasjes së Shkëlzen Qordjas, grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët e të ndjerit, por edhe personelin e Gardës së Republikës, ku punonte prej Marsit të 2017-s. Sipas dëshmive të kolegëve të 31-vjeçarit, në momentin që i riu vrau veten nuk u dëgjuan të shtëna.

Pas vetëvrasjes të kryer në ambientet e Gardës së Republikës të Shkëlzen Qordjas, grupi hetimor mori në pyetje familjarët e të ndjerit. Ata u shprehën se nuk kanë patur dijeni nëse Qordja ka pasur konflikte me persona të tjerë.

‘E kemi parë ditët e fundit, por nuk kemi vënë re ndonjë shqetësim tek ai. Nuk mund të kemi një shpjegim pse ndodhi’, theksuan familjarët.

Ish-shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sipas policisë i ka dhënë fund jetës në rrethana misterioze, duke qëlluar veten më armën e shërbimit ditën e shtunë.

Sipas dëshmive të shokëve të ngushtë të Shkëlzen Qordjas, ai kishte festuar ditën që ndodhi krimi, deri në orën 6 të mëngjesit.

Pas disa orësh, i riu u gjet i pajetë me një plumb në kokë brenda automjetit të tij në garazhin e Gardës së Republikës të mbyllur nga brenda.

Pavarësisht se grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së ambienteve të Gardës, përsëri në vendin, ku 31-vjeçari kreu vetëvrasjen nuk ka kamera sigurie.

Sipas dëshmive të efektivëve të gardës që ishin në detyrë mesditën e 30 Qershorit, ata nuk kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, gjë që do të përcaktonte saktë edhe momentin e kryerjes së aktit nga i riu.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Qordja është vetëqëlluar në pjesën e djathtë të kokës dhe plumbi i ka shkaktuar dëmtime të shumta në kokë, ndërsa në automjet u gjendën tre gëzhoja.

Prokuroria ka sekuestruar edhe telefonin e Shkëlzen Qordjas për të zbuluar komunikimet e fundit që 31-vjeçari kishte pasur pak çaste se të vriste veten./Abcnews

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 15:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...