×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mos kërkoni parajsën! “Toka e premtuar’’ është pikërisht nën këmbët tuaja!

Hënë, 02 July 2018 15:40

Peizazhe shumëngjyrëse, liqene, male të larta dhe lugina. Bukuri natyrore dhe pasuri kulturore, por edhe trashëgimi historike që rrjedh nga stërgjyshërit.

Gjithçka mund të përshkruhet nga tradita e mikpritjes e cila do t’ju shoqërojë gjatë vizitës suaj në Shqipëri.

Ju nuk e dini që ka disa kanione dhe ujëvara? Lajmi i mirë është që këta mund t’i gjeni në Luginën e Valbonës.

valbona4

Po për plazhin më të mirë? Ju duhet të shkoni në jug të vendit, në ujin kristal të Jonit në Gjirin e Granës, i cili kuk do t’ju zhgënjejë.

3864557840b277d5d15ab462338fef45

Mirësevini në Theth! Porta e Alpeve shqiptare me ujvara dhe kanione. Thjesht një vend i qetë për të eksploruar dhe dashur natyrën

.guest-house-thethi-background-2-1024x768

Keni vrapuar shumë? Atëherë jeni në vendin e duhur. Më ka kapur melankolia sa herë kam qëndruar një natë apo dy në breg të liqenit të Ohrit. I frymëzuar nga valët e këtyre ujrave ishte poeti shqiptar Lasgush Poradeci. Ai vështronte malet nëpër hijet e tyre që binin në thellësi të ujrave të liqenin duke i ruajtur këto ujra me poezinë e tij.

reportazh_nga_pogradeci_liqeni_1

I rrethuar nga ujrat është parku detar në Shqipëri, Parku Sazan-Karaburun.

5886501044712e16f8ca8191a5296f06

Një tjetër vend unik në Theth, ujvara e Grunasit. Ky monument natyral konsiderohet shumë i rrallë.

ujevara-e-grunasit-theth

Koha për histori. Apollonia është një nga vendbanimet antike të Ilirisë. U themelua në vitin 588 p.e.s. nga kolonistë grekë nga Korfuzi dhe Korinthi, në një qytet i cili më parë ishte i pushtuar nga ilirët.

Foto-1

Plazhi i Ksamilit – Një qoshe e këndshme për shumë turistë lokalë dhe të huaj.

Ksamili

Dea, perëndesha e Butrintit, e zbuluar nga arekeologu italian Ugolini në vitin 1928. Së fundmi, The Guardian e listoi Butrintin si një nga dhjetë parqet kombëtare më të mira të Europës.

butrint

Kruja, kryeqyteti i parë në Mesjetë ku u njoh heroi  kombëtar, Skënderbeg.

20141215252623

Keni shumë vapë dhe ju duhet ajër i freskët? Hipni në motoçikletën e ujit dhe shkoni në shpellën e Piratëve.

shpella himar

Një ditë kur nuk ke një axhendë fikse mund të shkosh në fshatin Dardhë të Korçës.

dardhe

Rikthehemi në shekullin e 15 kur nuk kishte smartfonë. Gjatë luftës së Skënderbut, kalaja e Petrelës që kontrollohej nga motra e Skënderbeut, sinjalizonte Krujën për ardhjen e trupave osmane nëpërmjet zjarrit. Aty ndodhet një bar-restorant i këndshëm pranë Tiranës.

petrele

Berati njihet si qyteti i 1001 dritareve e kalanë në majë, muzeun mejsetar dhe një lum i bukur. Ai është mbrojtur nga UNESCO për trashëgimin e tij kulturore.

Berati2

Syri i Kaltër është një nga fenomenet natyrore unike në Shqipëri. Uji kristal del në sipërfaqe të shpellës karstike më shumë se 50 metra e thellë.

SyriIKalter

Kanionet e lumit Osumi janë një eksperiencë e paharruar. Peisazhet spektatoriale i japin pamjen e një Grand Canyon në SHBA.

Osumi Canyons, Skrapar

E fundit por jo në renditje. Kush është imazhi apo peisazhi që të mban frymën dhe i jep imazhit tënd sensin e jetës. Këtë mesazh arrin ta marrësh kur je duke u ngjitur në rrugën plot gjarpërime të Llogarasë.

1418642773llogara-pass-views-2.jpgartikull

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 15:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...