Vende të reja pune në Shqipëri, kategoritë dhe afati i fundit për aplikim

Hënë, 02 July 2018 21:09

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Tiranë hap fazën e parë të aplikimeve për programet e nxitjes së punësimit.

Janë tetë programe të ndara sipas kategorive të veçanta dhe përfshijnë:

Programi i nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta

Programi i nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit në punë

Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi

Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë të rinj që kanë fituar statusin e jetimit

Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programeve dhe praktikave profesionale për punëkërkuesit e papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit

Programi i nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuar

Për pagesën e pjesëmarrjes në kurset e formimit profesional

Sipas DRSHKP Tiranë, subjektet do të kenë një muaj kohë të aplikojnë në këto programe, konkretisht duke nisur nga data 3 korrik 2018 deri në datën 3 gusht 2018, që është edhe afati i fundit për aplikim.

Ndërkohë, lidhur me formularët dhe dokumentet që duhet të paraqesin për të përfituar këto programe si dhe për informacione të tjera shtesë, subjektet mund të vizitojnë faqen www.shkp.gov.al ose pranë Sektori i Nxitjes së Punësimit në DRSHKP Tiranë./scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...