28 vite më pas… shqiptarët ende në dyert e ambasadës gjermane

Hënë, 02 July 2018 21:12

Kritikat e ministrave gjermanë për të përshpejtuar procedurën e vizave të punës në Shqipëri, duket se s’kanë rënë në veshin e Ambasadës Gjermane këtu.

Pritja e shqiptarëve, të cilët duan të largohen nga vendi i tyre drejt Gjermanisë për të shpëtuar nga papunësia, është e madhe, përtej nevojës së Gjermanisë për forcë punëtore.

Jonida tregon se kjo është hera e dytë që aplikon për vizë punë në Gjermani, herën e parë e provoi në Greqi që nuk ngjante me procedurën këtu. Pasi nuk i pëlqeu puna si kuzhiniere, u kthye në Tiranë dhe po e provon marrjen e vizës në vendlindjen e saj me një kontratë tjetër pune.

“Duhet t’i dërgoja një email në faqen e tyre zyrtare, të mbyllje nja takim, ndërsa ata të kthenin një përgjigje me datë. Ishin pak letra dhe më pas dilte viza për 3 muaj. Ishte shumë e lehtë”, shprehet Jonida.

Fardita dhe Kleana kanë mbaruar studimet për infermieri, dhe për to e ardhmja merr kuptim në Gjermani. Kjo falë vlerësimit të shtetit gjerman për profesionin e tyre. “Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë sesa mendojmë ne”, u shpreh ministri gjerman i shëndetësisë, Spahn.

“Kam ndjekur kursin, lash kontratën. Aplikova, lash takimin dhe tani pres përgjigje për vizë pune nga Gjermania si infermiere”, thotë Fardita Toçi.

“Nuk e di nëse do të më eci andej, por mendoj se më mirë se këtu është”, shprehet Kleana Elezi.

Ndërsa Kristiani do të studiojë në Gjermani. Për 20-vjeçarin është hera e 10 që paraqitet në Ambasadë.

U mbushën 28 vite nga dy korriku i vitit 1990 kur mijëra shqiptarë u dyndën në këtë rrugë për të hyrë në ambasadat e vendeve perëndimore. Ata kërkonin gjithçka dhe iknin nga një diktaturë që ishte në ditët e saj të fundit. Në ambasadën gjermane u futën 3200 shqiptare dhe aty qëndruan për 12 deri sa regjimi komunist dha lejen që të largoheshin. Sot pas 28 vitesh nga e njëjta ambasadë po i shërben me mijëra shqiptarëve për të ikur në perëndim./t.ch

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...