Pse rrudhen gishtat në ujë – Zbuloni disa mistere të jashtëzakonshme të trupit

Tuesday, 03 July 2018 08:25

Mënyrat e funksionimit dhe reagimit të trupit të njeriut janë jo vetëm të mistershme por edhe të mahnitshme.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni disa shpjegime të vyera shkencore mbi disa reagime të çuditshme të trupit.
Përse rrudhen gishtat në ujë
Qëndrimi i tepërt në ujë shkakton rrudhje të çuditshme të gishtave.
Përthithja e ujit shkakton enjtje të shtresat e sipërme të lëkurës.
Nervat çlirojnë ngarkesë elektrike dhe enët e gjakut ngushtohen ndjeshëm duke i tërhequr kapilarët e gjakut dhe duke krijuar rrudhje të lëkurës.
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi gjithçka shkon në vendin e duhur përsëri.
Por nëse gishtat tuaj rrudhen pa pasur kontakt me ujin duhet të shkoni te mjeku pasi janë shenja të mundshme të diabetit ose teroides.
Ndjesia e rënies pak përpara se t’ju zërë gjumi
Të paktën 70 përqind e njerëzve në botë kanë përjetuar ndjesinë e frikshme të të rënit pak përpara se t’i zëjë gjumi.
Hovi i pavullnetshëm i trupit është subjekt i shumë studimesh.
Megjithatë disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se rënia e temperaturës së trupit, ngadalësimi i rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes shkakton këtë dridhje të beftë përpara gjumit.
Sipas studimeve të tjera, truri i dërgon sinjale muskujve të tendosen sepse qetësimi i tyre para gjumit keqinterpretohet nga trupi si rënie nga lartësitë.
Pulsimi në vesh
Nëse arrini të dëgjoni pulsin tuaj në vesh, atëherë duhet të dini se kjo ndodh si pasojë e turbulencave në enët e gjakut tek zona e qafës dhe kokës.
Tiku i pavullnetshëm i pulitjes së qepallave
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dridhja e shpeshtë e qepallave është e padëmshme.
Shkencëtarët besojnë se ajo ndodh si pasojë e lodhjes, kafeinës dhe stresit.
Kërcitja e gjunjëve pas qëndrimit ulur
Nëse kaloni shumë kohë ulur dhe ngriheni menjëherë në këmbë, gjunjët do të kërcasin dhe lëshojnë zhurma të çuditshme.
Këto zhurma nuk duhet t’ju alarmojnë nëse shfaqen pa dhimbje.
Bëhet fjalë për çlirim të gazrave kockorë në hapësirat mes gjymtyrëve.
Lëvizja i lubrifikon gjymtyrët, ndërsa qëndrimi pa lëvizur i përthan ato./AgroWeb.org

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 08:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...